BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w11 1/5 f. 16-17
  • Pse i lejon Perëndia ligësinë dhe vuajtjet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse i lejon Perëndia ligësinë dhe vuajtjet?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Material i ngjashëm
  • Pse i lejon Perëndia ligësinë dhe vuajtjet?
    Një lajm i mirë nga Perëndia
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Pse ka kaq shumë vuajtje?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Pse ka vuajtje dhe ligësi?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
w11 1/5 f. 16-17

Mëso nga Fjala e Perëndisë

Pse i lejon Perëndia ligësinë dhe vuajtjet?

Ky artikull ngre pyetje që mund të kesh bërë dhe tregon se ku t’i lexosh përgjigjet në Biblën tënde. Dëshmitarët e Jehovait do t’i diskutojnë me kënaqësi këto përgjigje me ty.

1. Si filloi ligësia?

Ligësia filloi në tokë kur Satanai tha gënjeshtrën e parë. Satanai nuk ishte i lig kur u krijua. Ishte engjëll i përsosur, por «nuk qëndroi i vendosur në të vërtetën». (Gjoni 8:44) Ai zhvilloi dëshirën që të adhurohej, e cila i përket me të drejtë vetëm Perëndisë. Satanai e gënjeu gruan e parë, Evën, dhe ia mbushi mendjen t’i bindej atij e jo Perëndisë. Ashtu si Eva, edhe Adami nuk iu bind Perëndisë. Vendimi i Adamit çoi në vuajtje dhe vdekje.​—Lexo Zanafillën 3:1-6, 17-19.

Kur Satanai i tha Evës të mos i bindej Perëndisë, ai po kurdiste një rebelim kundër sovranitetit të Perëndisë. Shumica e njerëzimit ka marrë anën e Satanait duke e hedhur poshtë Perëndinë si sundimtar. Kështu, Satanai është bërë «sundimtari i kësaj bote».​—Lexo Gjonin 14:30; Zbulesën 12:9.

2. A kishte të meta krijimi i Perëndisë?

Njerëzit dhe engjëjt që krijoi Perëndia kishin aftësi të përsosur që t’u bindeshin kërkesave të tij. (Ligji i përtërirë 32:4, 5) Perëndia na krijoi me lirinë që të zgjedhim të bëjmë atë që është e mirë ose atë që është e ligë. Kjo liri na jep mundësi të shprehim dashurinë që kemi për Perëndinë.​—Lexo Jakovin 1:13-15; 1 Gjonit 5:3.

3. Pse i ka lejuar Perëndia vuajtjet?

Për një periudhë të caktuar kohe, Jehovai e ka toleruar rebelimin kundër sovranitetit të tij. Pse? Që të tregojë se asnjë përpjekje për të sunduar pa të, nuk do t’u sjellë dobi njerëzve. (Jeremia 10:23) Pas 6.000 vjetëve të historisë njerëzore, kjo çështje është zgjidhur. Sundimtarët njerëzorë nuk ia kanë dalë të zhdukin luftërat, krimet, padrejtësitë dhe sëmundjet.​—Lexo Eklisiastiun 7:29; 8:9; Romakëve 9:17.

Krejt ndryshe, ata që e pranojnë Perëndinë si sundimtarin e tyre, nxjerrin dobi për vete. (Isaia 48:17, 18) Së shpejti, Jehovai do t’u japë fund të gjitha qeverive njerëzore. Vetëm njerëzit që zgjedhin Perëndinë si sundimtar, do të banojnë në tokë.​—Isaia 2:3, 4; 11:9; lexo Danielin 2:44.

4. Çfarë mundësie sjell durimi i Perëndisë?

Satanai tha se askush nuk do t’i bindet me besnikëri Jehovait. Durimi i Perëndisë na jep mundësi të tregojmë se sundimin e kujt pranojmë: të Perëndisë apo të njeriut? Zgjedhja jonë duket nga mënyra si jetojmë.​—Lexo Jobin 1:8-11; Proverbat 27:11.

5. Si e zgjedhim Perëndinë si sundimtar?

E zgjedhim Perëndinë si sundimtar kur përpiqemi të gjejmë dhe të praktikojmë adhurimin e vërtetë që bazohet në Fjalën e tij, Biblën. (Gjoni 4:23) Gjithashtu, ashtu si Jezui, nuk përfshihemi në politikë dhe luftëra.​—Lexo Gjonin 17:14.

Satanai e përdor fuqinë e tij për të nxitur praktika imorale e të dëmshme. Kur i hedhim poshtë këto praktika, disa nga miqtë dhe të afërmit mund të na tallin ose të na kundërvihen. (1 Pjetrit 4:3, 4) Prandaj, duhet të zgjedhim. A do të shoqërohemi me njerëz që e duan Perëndinë? A do t’u bindemi ligjeve të tij të mençura e të dashura? Nëse po, provojmë se Satanai gënjeu kur tha se askush s’do t’i bindej Perëndisë.​—Lexo 1 Korintasve 6:9, 10; 15:33.

Për më tepër informacion, shih librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, kapitullin 11, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Figura në faqen 16]

Adami bëri një zgjedhje të ligë

[Figura në faqen 17]

Zgjedhjet që bëjmë, tregojnë nëse e duam Perëndinë si sundimtarin tonë

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo