BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w08 1/12 f. 3
  • Jezui​—Çfarë thonë njerëzit për të?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezui​—Çfarë thonë njerëzit për të?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Material i ngjashëm
  • A ishte Jezui vetëm një njeri i mirë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Njeriu më i madh i të gjitha kohërave
    Zgjohuni!—2006
  • Jezu Krishti​—I dërguar nga Perëndia?
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Kush është Jezu Krishti?
    Zgjohuni!—2005
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
w08 1/12 f. 3

Jezui​—Çfarë thonë njerëzit për të?

«Jezui i Nazaretit . . . është pa frikë figura më e rëndësishme e historisë.»​—H. Xh. Uellsi, historian anglez.

«Krishti është . . . unik dhe qëndron shumë më lart se çdo figurë e shquar historike.»​—Filip Shafi, teolog dhe historian me origjinë zvicerane.

KUSH mund të quhet njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë? Si mund ta përcaktojmë madhështinë e një njeriu? Duke parë aftësitë ushtarake, fuqinë apo inteligjencën? Apo mos ndoshta duke parë shembullin që la, si edhe ndikimin që kanë fjalët dhe veprat e tij te të tjerët?

Shih ç’kanë thënë e ç’thonë shkencëtarë, studiues, shkrimtarë, udhëheqës politikë e të tjerë për këtë burrë nga Nazareti—Jezu Krishtin.

«Të mohosh se Jezui i Nazaretit është figura më e fuqishme e historisë, jo vetëm i dy mijë viteve të fundit, por edhe i të gjitha kohëve, duhet të shtrembërosh faktet.»—Rejnolds Praisi, shkrimtar amerikan dhe studiues i Biblës.

«Një njeri krejtësisht i pafajshëm dha veten si sakrificë në dobi të të tjerëve, përfshirë edhe atë të armiqve të vet, dhe u bë shpërblesë për botën. Ishte një gjest i përkryer.»—Mohandas K. Gandi, udhëheqës politik e shpirtëror i Indisë.

«Kur isha i vogël, më mësuan si Biblën, ashtu edhe Talmudin. Megjithëse vetë jam hebre, më ka mahnitur figura e shkëlqyer e nazareasit.»—Albert Ajnshtajni, shkencëtar, lindur në Gjermani.

«Qoftë si Bir i Perëndisë, qoftë si bir njeriu, për mua Jezu Krishti është personaliteti më i shquar i të gjitha kohëve, i tërë historisë. Çdo gjë që ai ka thënë e ka bërë është e dobishme edhe për ne sot, e këtë s’ka arritur ta bëjë njeri tjetër, i gjallë a i vdekur qoftë.»—Sholem Ashi, eseist me origjinë polake. Citimi është marrë nga Christian Herald, si edhe kursivi.

«Për tridhjetë e pesë vjet kam qenë një nihilist në kuptimin e plotë të fjalës. Nuk besoja asgjë. Pesë vjet më parë u bëra besimtar. Arrita të besoja në doktrinën e Jezu Krishtit dhe papritur e gjithë jeta ime ndryshoi.»—Konti Leon Tolstoi, novelist dhe filozof rus.

«[Jezui] ka pasur më shumë ndikim se çdo njeri tjetër mbi tokë, dhe ky ndikim vazhdon të rritet.»—Keneth Skot Latureti, shkrimtar dhe historian amerikan.

«A mund të themi se historia e jetës së Jezuit është trillim? Në fakt, miku im, nuk ngjason fare me një trill. Përkundrazi. As vetë historia e Sokratit, për të cilën askush nuk guxon të dyshojë, nuk është dokumentuar aq mirë sa historia e Jezu Krishtit.»—Zhan-Zhak Rusoi, filozof francez.

Qartë pra, s’ka model më të mirë për ne, sesa ai i Jezu Krishtit. Pavli, një njeri i arsimuar i shekullit të parë, të cilin Jezui e zgjodhi si dishepull dhe që t’u jepte dëshmi kombeve për të, na nxit ta «mbajmë shikimin të ngulur» te Jezui. (Hebrenjve 12:2; Veprat 9:3) Atëherë, çfarë mund të mësojmë nga Jezui për mënyrën si të jetojmë? Si mund të nxjerrësh dobi nga jeta e tij?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo