BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w06 15/10 f. 5-7
  • Të marrim njohuri për Perëndinë: Si?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të marrim njohuri për Perëndinë: Si?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Në kërkim të së vërtetës
  • Të identifikojmë kanalin që përdor Perëndia për të na mësuar
  • «Jehovai vetë jep mençuri»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Jehovai Perëndia i qëllimit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Jehovai: Një Perëndi që zbulon sekretet
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Njerëzimi ka nevojë për njohurinë e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
w06 15/10 f. 5-7

Të marrim njohuri për Perëndinë: Si?

Disa mund të dyshojnë nëse Perëndisë i intereson vërtet që t’ua zbulojë personalitetin e tij njerëzve. E nëse po, si e bën këtë?

REFORMATORI protestant i shekullit të 16-të, Xhon Kalvini, me të drejtë nxori përfundimin se njerëzit vetë nuk mund ta njohin Perëndinë, përveçse nëse ai ua zbulon personalitetin e tij. Por disa mund të dyshojnë nëse Perëndisë i intereson vërtet që t’u zbulojë personalitetin e tij njerëzve. E nëse po, si e bën këtë?

Jehovai, ‘Krijuesi i Madh’, ka një arsye për çdo gjë që bën. Gjithashtu, si «Perëndi i Plotfuqishëm», është plotësisht në gjendje të përmbushë qëllimet e tij. (Eklisiastiu 12:1; Dalja 6:3) Mund të jemi të sigurt se ai ka dashur t’ua zbulojë qëllimet e tij njerëzve, sepse Amosi, një profet i tij, u frymëzua të shkruante: «Zotëria Sovran Jehova nuk do të bëjë asgjë, pa ua treguar më parë çështjen e tij konfidenciale shërbëtorëve të tij, profetëve.» Sidoqoftë, vini re se thuhet që Perëndia ua zbulonte qëllimet vetëm shërbëtorëve të tij, atyre që e donin vërtet. Kjo është logjike, apo jo? Ju, kujt ia zbuloni çështjet tuaja personale? Kujtdo apo vetëm shokëve të ngushtë?—Amosi 3:7; Isaia 40:13, 25, 26.

Mençuria dhe njohuria e Perëndisë i mbush me nderim të thellë të përulurit, dhe me të drejtë. Por, nëse duam të nxjerrim dobi personalisht nga mençuria dhe njohuria e Perëndisë, nuk mjafton vetëm nderimi i thellë. Bibla thekson se kemi nevojë për një zemër të përulur, që të arrijmë të mësojmë mendimet e Perëndisë: ‘Ruaji si thesar brenda teje urdhërimet e mia. Me veshin tënd kushtoji vëmendje mençurisë. Prire zemrën drejt aftësisë dalluese. Thirri kuptueshmërisë dhe ngri zërin për aftësi dalluese. Vazhdo t’i kërkosh si argjendin.’—Proverbat 2:1-4.

Një njeri i përulur që bën përpjekje të tilla, do të arrijë vërtet ta njohë Perëndinë. Në këtë pjesë të librit të Proverbave thuhet më tej: «Jehovai jep mençuri dhe prej gojës së tij burojnë njohuria dhe aftësia dalluese.» Po, ata që e kërkojnë me sinqeritet të vërtetën, mund ‘të kuptojnë drejtësinë, gjykimin dhe ndershmërinë, gjithë udhën e asaj që është e mirë’.—Proverbat 2:6-9.

Në kërkim të së vërtetës

Një enciklopedi (The Encyclopedia of Religion) thotë: «Jeta njerëzore karakterizohet nga nevoja për të dalluar midis asaj që është reale dhe asaj që nuk është reale, e fuqishme dhe e pafuqishme, e vërtetë dhe mashtruese, e pastër dhe e ndotur, e qartë dhe e paqartë, si dhe nuancat përkatëse të njërit ekstrem ose të tjetrit.» Që ta plotësojnë këtë nevojë, prej kohësh njerëzit e kanë kërkuar të vërtetën. Kur ata e kanë drejtuar kërkimin te Jehovai, të cilin psalmisti e quan «Perëndi i së vërtetës», atëherë kanë përparuar drejt gjetjes të së vërtetës.—Psalmi 31:5.

Emri Jehova fjalë për fjalë do të thotë: «Ai shkakton të bëhet.» (Zanafilla 2:4, shtojca 1A në Përkthimin Bota e Re, faqja 1661) Kështu, vetë kuptimi i emrit të Perëndisë e drejton vëmendjen te pozita e tij si Krijues dhe te qëllimi i tij. Në të vërtetë, një shenjë dalluese e atyre që kanë fenë e vërtetë është të dinë dhe të përdorin emrin Jehova. Jezui e pranoi qartë këtë fakt. Duke folur për ithtarët e tij, ai i tha Perëndisë në lutje: «Unë ua kam bërë të njohur emrin tënd dhe do ta bëj të njohur, që ata të shfaqin atë dashuri që ti ke treguar për mua, dhe unë të jem në unitet me ta.»—Gjoni 17:26.

Duke pasur siguri te miqësia e tij me Perëndinë, një hebre i lashtë i quajtur Jozef, kur u gjend përballë detyrës që të zbulonte kuptimin e ëndrrave, tha me besim: «A nuk i përkasin Perëndisë interpretimet?»—Zanafilla 40:8; 41:15, 16.

Shekuj më vonë, Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, pa një ëndërr që njerëzit e tij të mençur nuk ishin në gjendje ta interpretonin. Profeti Daniel i tha mbretit: «Ka një Perëndi në qiej që është Zbulues i të fshehtave dhe ai i ka bërë të njohur mbretit Nabukodonosor se çfarë do të ndodhë në ditët e fundit.»—Danieli 2:28.

Shembulli i Jozefit dhe i Danielit tregojnë se mençurinë dhe njohurinë e Perëndisë mund t’i fitojnë vetëm ata që i shërbejnë Perëndisë Jehova. Sigurisht, që të fitojmë miratimin e Perëndisë, mund të na kërkohet të braktisim pikëpamjet që kemi pasur më parë. Hebrenjve të shekullit të parë që u bënë të krishterë, iu desh të bënin pikërisht këtë. Meqë ishin rritur me idenë që të respektonin dhe t’u bindeshin ligjeve të vendosura në sistemin judaik, ata kishin nevojë për kohë që të pranonin Jezuin si Mesia. Ai erdhi që të përmbushte Ligjin e Moisiut, që shërbeu si «hije e gjërave të mira që do të vijnë». (Hebrenjve 10:1; Mateu 5:17; Luka 24:44, 45) Vendin e atij ligji e zuri ‘ligji i Krishtit’, i cili është shumë më i lartë se Ligji i Moisiut.—Galatasve 6:2; Romakëve 13:10; Jakovi 2:8.

Të gjithë ne kemi lindur në një botë të larguar nga Perëndia. Për shkak të mëkatit të trashëguar nga çifti i parë njerëzor, kemi lindur në armiqësi me Perëndinë, pa njohuri të saktë për qëllimet e tij. Gjithashtu kemi trashëguar një zemër të pabesë. (Jeremia 17:9; Efesianëve 2:12; 4:18; Kolosianëve 1:21) Që të arrijmë miqësinë me Perëndinë, duhet të mësojmë të imitojmë mënyrën e tij të të menduarit. Kjo nuk është e lehtë.

Mund të jetë e vështirë të çlirohemi nga ide ose praktika të gabuara fetare, sidomos nëse këto na ishin ngulitur që në fëmijëri. Por, a është një gjë e mençur që të vazhdojmë të ndjekim udhën e gabuar? Aspak! Patjetër që është më e mençur të ndryshojmë mënyrën e të menduarit e kështu të fitojmë miratimin e Perëndisë.

Të identifikojmë kanalin që përdor Perëndia për të na mësuar

Ku mund të gjejmë ndihmë që të kuptojmë Fjalën e së vërtetës dhe më pas të jetojmë sipas saj? Në Izraelin e lashtë Perëndia siguroi udhëheqje nëpërmjet individëve të besuar dhe besnikë, që i caktoi në pozita me përgjegjësi. Po kështu, Kreu i kongregacionit të krishterë sot, Krishti, i udhëheq ata që kërkojnë sinqerisht të vërtetën. Ai e bën këtë nëpërmjet ithtarëve të tij të besuar e besnikë, të cilët përbëjnë kanalin që ka përgjegjësinë për drejtimin dhe mbrojtjen e atyre që kërkojnë sinqerisht të vërtetën. (Mateu 24:45-47; Kolosianëve 1:18) Por, si mund ta identifikojmë kanalin që përdor Perëndia për të na mësuar?

Ithtarët e vërtetë të Jezu Krishtit përpiqen të pasqyrojnë të njëjtat cilësi që shfaqi ai kur ishte njeri. Në një botë që sa vjen e bëhet më e ligë, ata janë të vetmit që shfaqin cilësitë që kishte Jezui, prandaj kjo bën që këta ithtarë të identifikohen lehtë. (Shih kutinë në faqen 6.) A pasqyrohen këto cilësi në fenë ku keni bërë pjesë ose në fetë e fqinjëve tuaj? Do t’ia vlente të shqyrtonit këtë çështje me ndihmën e Biblës.

Ju ftojmë ju lexues, që ta bëni këtë nëpërmjet një kursi për studimin e Biblës. Vitin e kaluar, më shumë se 6.000.000 individë, në 235 vende, përfituan nga kjo masë për të studiuar Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Fitimi i mençurisë dhe i njohurisë për Perëndinë është një veprimtari e vazhdueshme, e këndshme dhe shpërblyese. Pse të mos filloni edhe ju të merrni mençurinë dhe njohurinë për Perëndinë? Nuk do t’ju vijë kurrë keq për këtë. Po, ne mund të arrijmë vërtet ta njohim Perëndinë!

[Kutia në faqen 6]

ATA QË VEPROJNË SIÇ KËRKON PERËNDIA,

qëndrojnë asnjanës në konfliktet politike.​—Isaia 2:4.

prodhojnë fryte të mira duke bërë vullnetin e Perëndisë.​—Mateu 7:13-23.

shfaqin dashuri të vërtetë midis tyre.​—Gjoni 13:35; 1 Gjonit 4:20.

flasin në unitet kudo që janë.​—Mikea 2:12.

nuk imitojnë qëndrimet dhe sjelljen e gabuar të botës që i rrethon.​—Gjoni 17:16.

dëshmojnë për të vërtetën dhe bëjnë dishepuj.​—Mateu 24:14; 28:19, 20.

gjejnë kënaqësi duke u mbledhur bashkë rregullisht për inkurajim të ndërsjellë.​—Hebrenjve 10:25.

i japin lavdi Perëndisë si një grup ndërkombëtar.​—Zbulesa 7:9, 10.

[Figurat në faqen 7]

Njohuria për Perëndinë fitohet individualisht, në familje dhe në kongregacion

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo