BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w06 15/9 f. 2-3
  • Çfarë do të thotë shprehja «ditët e fundit»?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë do të thotë shprehja «ditët e fundit»?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Material i ngjashëm
  • A po jetojmë në «ditët e fundit»?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Ditët e fundit kur?
    Zgjohuni!—2008
  • Lind Mbretëria e Perëndisë!
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
w06 15/9 f. 2-3

Çfarë do të thotë shprehja «ditët e fundit»?

A E PYET veten ç’e ardhme të pret ty dhe njerëzit e tu të dashur? Shumë njerëz u kushtojnë vëmendje të madhe lajmeve që të kuptojnë si mund të ndikojnë në jetën e tyre ngjarjet botërore. Por, nëse i kushtojmë vëmendje Fjalës së frymëzuar të Perëndisë, do të fitojmë kuptueshmëri të vërtetë. Ndodh kështu, sepse Bibla paratha mjaft kohë më parë jo vetëm gjendjen e sotme, por edhe çfarë do të vijë.

Për shembull, kur Jezu Krishti ishte në tokë, foli shumë për Mbretërinë e Perëndisë. (Luka 4:43) Natyrisht, njerëzit që e dëgjuan, donin të dinin kur do të vinte ajo Mbretëri e mrekullueshme. Në të vërtetë, tri ditë para se Jezui të vritej padrejtësisht, dishepujt e tij e pyetën: «Cila do të jetë shenja e pranisë sate [në pushtetin e Mbretërisë] dhe e përfundimit të sistemit?» (Mateu 24:3) Jezui u tha se vetëm Perëndia Jehova e dinte kohën e saktë kur Mbretëria do të merrte plotësisht nën kontroll tokën. (Mateu 24:36; Marku 13:32) Megjithatë, Jezui dhe të tjerë parathanë disa zhvillime në tokë që do të shërbenin si provë se Krishti ishte në pushtetin e Mbretërisë.

Para se të shqyrtojmë provat e dukshme se po jetojmë në «ditët e fundit» të sistemit të tanishëm, le të shqyrtojmë shkurtimisht një ngjarje të rëndësishme që ndodhi në qiej. (2 Timoteut 3:1) Jezu Krishti u bë mbret në qiell në vitin 1914.a (Danieli 7:13, 14) Menjëherë pasi mori pushtetin e Mbretërisë, Jezui ndërmori një veprim. Bibla thotë: «Në qiell shpërtheu lufta: Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit. Edhe dragoi bashkë me engjëjt e tij luftoi.» (Zbulesa 12:7) «Kryeengjëlli Mikael» është Jezu Krishti në pozitën e tij qiellore.b (Juda 9; 1 Selanikasve 4:16) Dragoi është Satana Djalli. Cili qe rezultati i konfliktit për Satanain dhe ithtarët e tij të ligj engjëllorë, të quajtur demonë? Ata e humbën luftën dhe u flakën nga qielli ose ‘u hodhën poshtë’ në afërsi të tokës. (Zbulesa 12:9) Për këtë arsye ‘qiejt dhe ata që banojnë në ta’, domethënë bijtë frymorë besnikë të Perëndisë, u gëzuan. Por njerëzit nuk e kanë provuar këtë gëzim. Bibla paratha: «Mjerë ti tokë e ti det, sepse Djalli zbriti ndër ju me zemërim të madh, ngaqë e di se ka një periudhë kohe të shkurtër!»—Zbulesa 12:12.

I tërbuar, Satanai u ka sjellë mjerime, ose vuajtje e mundime atyre që banojnë në tokë. Megjithatë këto mjerime do të jenë për pak, për «një periudhë të shkurtër kohe». Bibla e quan këtë kohë «ditët e fundit». Mund të jemi të lumtur që së shpejti do të zhduket krejtësisht ndikimi i Djallit në tokë. Por ç’prova ka se po jetojmë në ditët e fundit?

[Shënimet]

a Shih Kullën e Rojës, 15 korrik 2006, faqet 6, 7.

b Për më tepër informacione shih librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, faqet 218, 219, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Burimet e figurave në faqen 2]

KAPAKU: Fotografia në plan të parë: © Chris Stowers/​Panos Pictures; fotografia në sfond: FAROOQ NAEEM/​AFP/​Getty Images

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo