BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w06 1/8 f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Material i ngjashëm
  • «Lum njeriu që ka gjetur mençurinë!»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • «Të gjitha thesaret e mençurisë»
    «Eja e bëhu dishepulli im»
  • ‘O thellësi e mençurisë së Perëndisë!’
    T’i afrohemi Jehovait
  • Mençuria e vërtetë po thërret
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
w06 1/8 f. 31

Pyetje nga lexuesit

Si e dimë se përshkrimi i mençurisë te Proverbat 8:22-31 i referohet Jezu Krishtit në ekzistencën e tij paranjerëzore?

Ja si përshkruhet, nën frymëzim, mençuria në librin e Proverbave: «Jehovai më bëri, dhe unë jam fillimi i aktivitetit të tij, më e hershmja e arritjeve të tij kohë më parë. . . . Para se maleve t’u vihej themeli, përpara kodrave, unë kisha dalë në dritë me dhembje lindjeje . . . Kur ai përgatiti qiejt, unë isha atje; . . . unë isha përkrah tij si një kryemjeshtër dhe ai më kishte veçanërisht për zemër ditë për ditë. Gëzohesha para tij gjithë kohës; . . . dhe i kisha për zemër gjërat që kishin lidhje me bijtë e njerëzve.»

Kjo pjesë nuk mund ta ketë fjalën për mençurinë e Perëndisë ose për mençurinë si koncept abstrakt. Përse jo? Sepse mençuria që përshkruhet këtu, ‘u bë’ ose u krijua, si fillim i aktivitetit të Jehovait. Perëndia Jehova ka ekzistuar gjithnjë dhe ka qenë gjithnjë i mençur. (Psalmi 90:1, 2) Mençuria e tij nuk ka pasur fillim; as u krijua dhe as u bë. Ajo nuk ‘erdhi në dritë me dhembje lindjeje’. Për më tepër, thuhet se kjo mençuri flet e vepron, gjëra që portretizojnë një person.—Proverbat 8:1.

Libri i Proverbave thotë se, kohë më parë, mençuria ishte përkrah Jehovait, Krijuesit, si «kryemjeshtër». Kjo pa dyshim zbatohet për Jezuin. Shumë kohë para se të vinte në tokë, Jezui bashkëpunoi kaq ngushtësisht me Jehovain, saqë në Bibël thuhet: «Ai është para çdo gjëje tjetër, dhe me anë të tij erdhi në jetë gjithçka tjetër.»—Kolosianëve 1:17; Zbulesa 3:14.

Përshkrimi i Birit të Perëndisë si mençuria është me vend, pasi ishte ai që zbuloi qëllimet dhe dekretet e mençura të Jehovait. Gjatë ekzistencës paranjerëzore, Jezui ishte Fjala ose Zëdhënësi i Perëndisë. (Gjoni 1:1) Ai përshkruhet si «tregues i fuqisë dhe i mençurisë së Perëndisë». (1 Korintasve 1:24, 30) Sa përshkrim i bukur i Birit të Perëndisë, që kaq shumë e ka për zemër njerëzimin, sa dha jetën e tij si shpërblesë në dobi të tyre!—Gjoni 3:16.

[Figura në faqen 31]

«Para se maleve t’u vihej themeli . . . unë kisha dalë në dritë»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo