BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/5 f. 29
  • ‘Ata i përmbahen stërvitjes së tyre fetare’

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • ‘Ata i përmbahen stërvitjes së tyre fetare’
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Material i ngjashëm
  • «Një gjest i vogël ndershmërie»
    Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
  • ‘Kemi nevojë për njerëz të ndershëm’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/5 f. 29

‘Ata i përmbahen stërvitjes së tyre fetare’

NJË grua nga Majemi, Florida, SHBA, i dërgoi një gazete lokale letrën e mëposhtme: «Më 10 dhjetor, tim biri i kishin vjedhur portofolin nga xhepi në një zonë tregu. Në të ishte edhe patenta e makinës, karta e sigurimeve shoqërore, etj., si edhe 260$ amerikanë.

Pasi raportoi për humbjen tek drejtuesi, u kthye në shtëpi. Në orët e para të mbrëmjes, ai mori një telefonatë nga një zonjë që fliste spanjisht, e cila me anë të një telegrafisti [telefonash] që i shërbente si përkthyes, i tha se kishte gjetur portofolin e tij.

Ajo i dha adresën e saj. . . . I dha atij portofolin, i cili ishte i paprekur, duke përfshirë edhe 260$ amerikanë.

Ajo e kishte parë hajdutin, duke vjedhur portofolin dhe kishte bërtitur. Hajduti kishte hedhur portofolin dhe kishte vrapuar. Në atë kohë, im bir i ishte zhdukur nga sytë, kështu që e kishte marrë portofolin në shtëpi dhe kishte telefonuar.

Ajo dhe familja e saj janë Dëshmitarë të Jehovait. Është e dukshme se ata i përmbahen stërvitjes së tyre fetare.»

Dëshmitarët e Jehovait nuk tregojnë ndershmëri për t’u lavdëruar nga njerëzit. (Efesianëve 6:7) Përkundrazi, ata dëshirojnë me zjarr t’i sjellin lavdi Atit të tyre qiellor, Jehovait. (1. Korintasve 10:31) Dashuria e tyre për Perëndinë dhe për të afërmin i shtyn që të shpallin «lajmin e mirë» për Mbretërinë e Perëndisë. (Mateu 24:14) Me anë të Mbretërisë, Perëndia premton ta transformojë tokën në një parajsë të bukur. Atëherë toka do të jetë një vend jo vetëm me bukuri fizike, por edhe me shkëlqesi morale, ku do të mbizotërojë përgjithmonë ndershmëria.​—Hebrenjve 13:18; 2. Pjetrit 3:13.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo