BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/5 f. 26-29
  • Kujdes të mos akuzosh për motive të këqija

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kujdes të mos akuzosh për motive të këqija
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një mësim nga e kaluara
  • Pikëpamja jonë për pleqtë
  • Ndjenjat për prindërit
  • Qëndrimi ynë kundrejt bashkë të krishterëve
  • Motivohu nga dashuria
  • Të shpëtuar nga dashamirësia e pamerituar, jo vetëm nga veprat
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • A i shihni të tjerët siç i sheh Jehovai?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • ‘Të vazhdojmë të ecim në dashuri’
    T’i afrohemi Jehovait
  • «Jezui . . . i deshi ata deri në fund»
    «Eja e bëhu dishepulli im»
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/5 f. 26-29

Kujdes të mos akuzosh për motive të këqija

NJË evangjelist i shquar i televizionit denoncoi rreptë një bashkëpredikues për tradhti bashkëshortore. Por brenda vitit evangjelisti akuzues u kap me një prostitutë.

Në një tjetër rast, një fuqi kryesuese botërore nisi të dërguarit e saj, për të sjellë fraksionet ndërluftuese në tryezën e bisedimeve për paqen. Ndërkaq, po ky komb dërgoi fshehurazi tregtarët e vet të armatimit në kombet e huaja, për të shitur miliarda armë me një vlerë prej mijëra dollarësh.

Duke qenë se hipokrizia zhurmëmadhe është bërë kaq e zakonshme, mos është për të ardhur çudi që besimit ia ka zënë vendin në një masë të madhe skepticizmi? Për shumë njerëz, dyshimi në motivet e të tjerëve është bërë si kripa në gjellë.

Si të krishterë, ne duhet të tregojmë kujdes që të mos i lejojmë qëndrime të tilla të ndikojnë në marrëdhënien tonë me bashkëbesimtarët besimplotë. Edhe pse Jezu Krishti na nxiti që të jemi «të kujdesshëm si gjarpërinjtë» kur gjendemi mes armiqve tanë, ai nuk tha se ne duhet të jemi dyshues lidhur me ithtarët e tij të vërtetë. (Mateu 10:16, BR) Cilat janë, atëherë, rreziqet e akuzimit të të tjerëve për motive të këqija? Në cilat fusha duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm, për të shmangur një prirje të tillë? Gjithashtu, si mund të ruajmë marrëdhënien tonë të çmuar me bashkë të krishterët?

Një mësim nga e kaluara

Të akuzosh të tjerët për motive të këqija pa pasur një arsye bazë, është njësoj sikur t’i gjykosh ata. Është sikur po nxjerrim përfundime të nxituara se fjalët apo veprat e tyre janë thjesht një dhelpëri që fsheh diçka dredharake dhe shpirtligë. Shpeshherë, shkaku i problemit është një pikëpamje e gabuar mbi gjërat, siç mund të shihet nga tregimi biblik që gjejmë në kreun 22 të Josiut.

Izraelitët kishin përfunduar pushtimin e Tokës së Premtuar dhe sapo kishin marrë territoret e tyre sipas fiseve. Fiset e Rubenit e të Gadit dhe gjysma e fisit të Manaseut ndërtuan pranë lumit Jordan një altar «që binte shumë në sy». Fiset e tjera gabimisht arritën në mendimin se ky ishte një akt apostazie. Supozohej se tri fiset do ta përdornin këtë strukturë të madhe për sakrificat, në vend se të shkonin në tendën e mbledhjes në Shiloh, që ishte vendi i caktuar për adhurim. Pa vonuar, fiset akuzuese bënë përgatitjet për një veprim ushtarak.​—Josiu 22:10-12, BR.

Ishte i lavdërueshëm fakti që ata komunikuan me vëllezërit e tyre izraelitë, duke dërguar një delegacion zyrtar me në krye Fineasin. Pasi dëgjuan akuzat për mungesë besueshmërie, për rebelim dhe apostazi kundër Jehovait, fiset që mendohej se kishin bërë shkelje shpjeguan arsyen e tyre për këtë altar të stërmadh. Në vend se të ishte një altar për sakrifica, ai duhej «të ishte një dëshmi» e unitetit të fiseve të Izraelit në adhurimin e Jehovait. (Josiu 22:26, 27) Delegacioni u kthye i kënaqur që asgjë nuk ishte e pavend me vëllezërit e tyre. Në këtë mënyrë u shmang një luftë civile dhe një gjakderdhje e llahtarshme.

Është vërtet një mësim për ne, që kurrë të mos nxitojmë të akuzojmë të tjerët për motive të këqija. Shpesh, çka duket se është e vërtetë thjesht nga një vëzhgim sipërfaqësor, del se është krejt ndryshe pas një shqyrtimi më të kujdesshëm. Kjo është e vërtetë në shumë aspekte të jetës së një të krishteri.

Pikëpamja jonë për pleqtë

Që të përmbushin përgjegjësinë e tyre «për të kullotur kongregacionin e Perëndisë», nganjëherë pleqtë e shohin të nevojshme të këshillojnë individë të ndryshëm në kongregacion. (Veprat 20:28, BR) Për shembull, si reagojmë nëse një plak na flet për fëmijët tanë lidhur me çështje të tilla, si shoqëria e keqe apo sjellja e papërshtatshme me dikë të seksit të kundërt? A mendojmë se ai ka një motiv të fshehur dhe themi me vete, «Ai kurrë nuk e ka pëlqyer familjen tonë»? Nëse lejojmë që të ndikohemi nga ndjenja të tilla, më vonë mund të na vijë keq për to. Mirëqenia frymore e fëmijëve tanë mund të jetë në rrezik, prandaj duhet ta çmojmë këshillën e dobishme biblike.​—Proverbat 12:15.

Kur na këshillon një plak kongregacioni, të mos kërkojmë për ndonjë motiv të fshehur. Përkundrazi, le të pyesim veten nëse ka ndonjë mënyrë, në të cilën mund të përfitojmë nga këshilla e tij e bazuar në Bibël. Apostulli Pavël shkroi: «Në të vërtetë, asnjë disiplinë nuk duket se është e gëzueshme për momentin, por e hidhërueshme; megjithatë, më vonë ajo u jep atyre që janë stërvitur me të fryt paqësor, d.m.th. drejtësi.» (Hebrenjve 12:11, BR) Prandaj, le të jemi mirënjohës dhe t’i peshojmë gjërat me objektivitet. Të mos harrojmë se për pleqtë shpeshherë është po aq e vështirë të na japin këshillë, sa ç’është edhe për ne që ta marrim atë.

Ndjenjat për prindërit

Kur ndeshen me disa kufizime nga ana e prindërve, disa të rinj dyshojnë për motivet e prindërve të tyre. Disa të rinj mund të thonë: «Përse prindërit e mi vendosin kaq shumë rregulla? Ata nuk duan që unë ta gëzoj jetën.» Por, në vend se të nxjerrin një përfundim të tillë, të rinjtë duhet ta analizojnë situatën me objektivitet.

Prindërit kanë kaluar vite, duke u kujdesur për fëmijët e tyre dhe këtë e kanë bërë me sakrifica të mëdha në kuptimin material dhe në kuptime të tjera. A ka ndonjë arsye për të dalë në përfundimin se tani ata janë të vendosur, për t’ua bërë jetën të mjerë fëmijëve të tyre adoleshentë? A nuk është më e arsyeshme të mendojmë se dashuria i nxit këta prindër të mbrojnë fëmijët e tyre dhe të kujdesen për ta? A nuk do të ishte e njëjta dashuri shtytja që ata të vinin disa kufizime mbi fëmijët e tyre, të cilët tani ndeshen me sfida të reja në jetë? Sa e panjerëzishme dhe mosmirënjohëse do të ishte të akuzonim prindërit e dashur për motive të këqija!​—Efesianëve 6:1-3.

Qëndrimi ynë kundrejt bashkë të krishterëve

Shumë njerëz kanë prirjen që të paragjykojnë të tjerët dhe t’i shabllonizojnë ata. Po sikur ne vetë të kemi pasur një qëndrim të tillë dhe të kemi qenë disi dyshues për disa njerëz? A mund të kemi qenë ndikuar nga qëndrimet botërore në këtë aspekt?

Për shembull, ta zëmë se një vëllai ynë frymor ka një shtëpi të bukur dhe një makinë të kushtueshme. A duhet të dalim automatikisht në përfundimin se ai është një materialist që nuk po vë në vend të parë në jetën e tij interesat e Mbretërisë? Disa të krishterë mund të jenë në gjendje të kenë gjëra të bukura, por kjo nuk do të thotë se ata kanë motive të këqija apo se nuk po «kërkojnë më parë mbretërinë». Ata mund të jenë shumë të angazhuar në aktivitetet frymore, duke i përdorur me bujari burimet e tyre materiale në përkrahje të interesave të Mbretërisë, ndoshta në një mënyrë që s’bie në sy.​—Mateu 6:1-4, 33, BR.

Kongregacioni i krishterë i shekullit të parë përbëhej nga njerëz të të gjitha llojeve, të pasur e të varfër. (Veprat 17:34; 1. Timoteut 2:3, 4; 6:17; Jakovit 2:5) Perëndia nuk i vlerëson njerëzit në bazë të pozitës së tyre financiare dhe këtë s’duhet ta bëjmë as ne. Ne duhet t’i duam bashkëbesimtarët tanë të sprovuar e besimplotë, «duke mos bërë asgjë sipas një prirjeje të anshme».​—1. Timoteut 5:21, BR.

Në këtë botë që dergjet nën pushtetin e Satanait, shabllonizmi dhe dyshimi shfaqen në forma të ndryshme. Për shembull, një person mund të shihet si i dhunshëm apo materialist, thjesht për shkak të prejardhjes së tij. Por si të krishterë, ne nuk duhet të biem viktimë e qëndrimeve të tilla. Organizata e Jehovait nuk është vend për fanatizëm dhe dyshime. Të gjithë të krishterët e vërtetë duhet të imitojnë Perëndinë Jehova, me të cilin «nuk ka padrejtësi apo anësi».​—2. Kronikave 19:7; Veprat 10:34, 35.

Motivohu nga dashuria

Shkrimet e thonë qartë se «të gjithë kanë mëkatuar dhe janë privuar nga lavdia e Perëndisë». (Romakëve 3:23, BR) Pra, ne duhet t’i konsiderojmë bashkadhuruesit tanë si ata që janë bashkuar me ne në përpjekje për t’i bërë Jehovait shërbim të pranueshëm. Nëse kemi lejuar që dyshimi apo ndjenja të tjera negative të ndikojnë marrëdhënien tonë me një vëlla apo motër frymore, le të lutemi për ndihmën e Perëndisë që të luftojmë një qëndrim të tillë, me qëllim që të mos biem pre e Satanait. (Mateu 6:13) Ai e bindi Evën se Jehovai kishte motive të këqija, se nuk merakosej për mirëqenien e saj dhe se po i privonte liri që do ta bënin atë vërtet të lumtur. (Zanafilla 3:1-5) Akuzimi i vëllezërve tanë për motive të këqija u shërben qëllimeve të tij.​—2. Korintasve 2:11; 1. Pjetrit 5:8.

Nëse zbulojmë se kemi prirjen për të akuzuar të tjerët për motive të këqija, le të shqyrtojmë shembullin e Jezu Krishtit. Ndonëse ishte Biri i përsosur i Perëndisë, ai nuk kërkonte motive të këqija tek dishepujt e tij. Përkundrazi, Jezui kërkonte të mirën në ta. Kur dishepujt e tij po bënin debat për një pozitë për të rënë në sy, ai nuk mendoi se ata kishin motive të korruptuara dhe për këtë arsye, i ktheu ata në 12 apostuj të rinj. (Marku 9:34, 35) Duke qenë të papërsosur, ata mund të kenë qenë të ndikuar në ndonjë mënyrë nga kultura e judaizmit apostat, që e vinte theksin mbi krenarinë dhe dallimet klasore. Jezui e dinte se motivi bazë për ithtarët e tij ishte dashuria për Jehovain. Për shfaqjen e një dashurie të tillë dhe për qëndrimin ngushtësisht me Jezuin, ata u shpërblyen në një masë të madhe.​—Luka 22:28-30.

Nëse do të shikonim me dyshim bashkëbesimtarët tanë besimplotë, do të ishte sikur t’i shikonim gjërat me një lupë të shtrembër. Asgjë nuk do të dukej siç është në të vërtetë. Le të shohim, pra, me lupën e dashurisë. Ka prova të bollshme se bashkë të krishterët besnikë na duan dhe meritojnë konsideratën tonë të dashur. (1. Korintasve 13:4-8) Le të tregojmë ndaj tyre dashuri dhe të bëjmë kujdes të mos akuzojmë për motive të këqija.

[Figura në faqen 26]

Si i konsideron të tjerët që e adhurojnë Perëndinë me besueshmëri?

[Figura në faqen 27]

Besimi dhe respekti i bëjnë Dëshmitarët e Jehovait një familje të lumtur

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo