BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/4 f. 3
  • A do të kenë të munduarit ndonjëherë paqe?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A do të kenë të munduarit ndonjëherë paqe?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Material i ngjashëm
  • «Perëndia i paqes» kujdeset për të munduarit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • A është paraja burimi i lumturisë së vërtetë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Kurrë nuk është tepër vonë për t’i shërbyer Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Kemi kërkuar më parë Mbretërinë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/4 f. 3

A do të kenë të munduarit ndonjëherë paqe?

A DO të të pëlqente të shikoje fundin e vuajtjeve, jo vetëm për vete, por për gjithë njerëzimin? Le të shohim këta shembuj:

Sonia ka kaluar shumë mundime.a Mundimet e saj filluan, kur zbuloi se i shoqi kishte dhjetë vjet që e tradhëtonte. Më pas, djali i saj më i vogël u infektua me virusin HIV dhe vdiq nga SIDA. Dy vjet më vonë, edhe djali tjetër i saj u sëmur dhe pa kaluar shumë kohë, vdiq edhe ai nga SIDA. «Faza përfundimtare e sëmundjes së tij zgjati shumë,​—sjell ndër mend Sonia.​—Ai vuajti nga depresioni i rëndë, humbi flokët dhe nuk mund të shihte mirë. Ishte shumë e trishtueshme.»

Fabiana, një studente universiteti në Brazil, ishte e shqetësuar lidhur me padrejtësitë shoqërore të botës. Më vonë, tragjedia goditi vetë jetën e saj. I vëllai që vuante nga depresioni, bëri vetëvrasje. Kur Fabiana humbi vendin e punës, një mike e sugjeroi që të kërkonte një pai-de-santo (shërues magjistar), duke arsyetuar se dikush duhej t’i kishte bërë magji, që ajo të vuante një fatkeqësi të tillë. Por pai-de-santo nuk solli asnjë lehtësim. Përkundrazi, Fabiana ndihej e torturuar e s’mund të vinte gjumë në sy, për shkak të halleve të saj.

Mundimet e Anës zunë fill shumë më herët në jetë. «Kur isha një vjeçe,​—tregon ajo,​—nëna më braktisi, e për këtë arsye, më mori nën kujdes gjyshja nga nëna.» Më pas, kur Ana ishte vetëm tre vjeçe, gjyshja e saj vdiq. Ana u dërgua në një jetimore në Rio de Zhaneiro, ku qëndroi deri në moshën 13 vjeç. «Atje na trajtonin shumë keq dhe unë u bëra rebele,​—thotë ajo.​—Tek rritesha, luftoja gati kundër çdo gjëje.»

Duket se mundimet prekin në një mënyrë apo në një tjetër jetën e çdo njeriu. Është e vërtetë që ndeshemi ditë për ditë me ngjarje tragjike njerëzore, sa herë që shikojmë, lexojmë apo dëgjojmë lajmet. «Mjetet e komunikimit masiv të epokës sonë, e kanë bërë praktikisht të pamundur, që t’i shpëtojmë bombardimit të vazhdueshëm nga lajmet e këqija,​—shkruan dr. Meri Siks Uili.​—Luftërat, katastrofat natyrore dhe ato industriale, kërdia në aksidentet e trafikut, krimi, terrorizmi, abuzimi seksual, përdhunimi, dhuna në shtëpi; të gjitha këto e bëjnë traumën një temë të llahtarshme dhe të përsëritur ditë për ditë në shekullin e 20-të.» Pavli, një apostull i krishterë, e përmblodhi me realizëm përvojën njerëzore: «I gjithë krijimi vazhdon të rënkojë së bashku e të jetë në dhimbje.»​—Romakëve 8:22, BR.

Po ti? A po përjeton mundime? Çfarë lehtësimi mund të presësh? A do të arrish ndonjëherë paqe të vërtetë? Sonia, Fabiana dhe Ana gjetën ngushëllim të vërtetë dhe një shkallë reale paqeje. Mund të lexosh për të në artikullin vijues.

[Shënimi]

a Emrat në këtë artikull janë ndryshuar.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo