BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/1 f. 5-9
  • U mblodhën si lavdërues të gëzuar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • U mblodhën si lavdërues të gëzuar
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ‘Lavdëroni Jehovain, ju njerëz . . . Gëzohuni!’
  • «T’i ofrojmë vazhdimisht Perëndisë një flijim lavdie»
  • «Ngazëllohuni, ju njerëz dhe gëzohuni përgjithmonë»
  • Të veçuar për të qenë lavdërues të gëzuar në botën mbarë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Kongresi krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait «Lavdërues të gëzuar»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Zbatuesit e Fjalës së Perëndisë gjejnë lumturi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • ‘Lajmëtarët e zellshëm të Mbretërisë’ mblidhen me gëzim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/1 f. 5-9

U mblodhën si lavdërues të gëzuar

POPULLI i lashtë i Perëndisë Jehova, kur mblidhej për të adhuruar, kishte marrë këtë urdhër: «Ti do të jesh shumë i kënaqur.» (Ligji i përtërirë 16:15) Kongreset krahinore «Lavdërues të Gëzuar» 1995-96, sigurisht që u dhanë Dëshmitarëve të Jehovait arsye të mira për gëzim.

Qysh kur filloi seria e këtyre kongreseve, besimi i tyre është ndërtuar. Ato kanë treguar, gjithashtu, se si mund të gjendet gëzim në një botë pa gëzim. Le ta shqyrtojmë kongresin ditë pas dite.

‘Lavdëroni Jehovain, ju njerëz . . . Gëzohuni!’

Tema e mësipërme e ditës së parë të kongresit bazohej në Psalmin 149:1, 2. Fjalimi ‘Ne kemi arsye për të thirrur me gëzim’ shqyrtoi aplikimin e profecisë në kreun 35 të Isaisë. Ajo kishte një përmbushje në Izraelin e lashtë dhe veçanërisht në ditët tona me rivendosjen e adhuruesve të Jehovait në një parajsë frymore me begati dhe me shëndet. Prandaj, kongresistët patën arsye për të thirrur me gëzim, në lidhje me qëllimin që ka Perëndia për t’i vënë shërbëtorët e tij në parajsë frymore dhe në të ardhmen, në parajsën fizike që është kaq pranë.

Fjalimi kyç me titull ‘Të veçuar si lavdërues të gëzuar në të gjithë botën’ iu përgjigj pyetjes: «Çfarë na veçon nga kjo botë?» Është adhurimi ynë i bashkuar ndaj Jehovait. Pavarësisht nga fakti se ku jetojnë mbi këtë tokë, Dëshmitarët e Jehovait flasin e mësojnë njësoj. Gjithashtu, ata gëzojnë për qëllimin madhështor të Jehovait, për të shenjtëruar emrin e tij të shenjtë dhe për të shfajësuar sovranitetin e vet nëpërmjet Mbretërisë së tij. Në ç’mënyrë, pra, na ndihmon Jehovai që të kemi një vend në atë qëllim? Ai na ka besuar të vërtetën e Fjalës së tij të shenjtë. Perëndia na ka dhënë frymën e tij të shenjtë. Na ka bekuar me një vëllazëri ndërkombëtare dhe me një rregullim për adhurimin e pastër. Familja jonë ndërkombëtare na ndihmon t’i shërbejmë Jehovait me gëzim të madh në zemër.

«Të qëndrojmë të ndarë dhe të panjollë nga bota» theksoi nevojën e shmangies së njollave të botës, si anësia dhe ndarja midis klasave. (Jakovit 2:5-9) Disa mund të shoqërohen vetëm me ata që vijnë nga i njëjti ambient apo shtresë financiare, duke mos i përfillur bashkë të krishterët e varfër apo ata që ndodhen në kushte të pafavorshme. Të tjerë mund të kenë prirjen të favorizojnë ata që kanë pozita përgjegjësie në kongregacion. Ata harrojnë se privilegji më i madh që mund të kemi, është se jemi Dëshmitarë të Jehovait. Prandaj, ne nuk duhet të lejojmë që prirjet e botës të na ndotin dhe të thyejnë paqen e kongregacionit.​—2. Pjetrit 3:14.

Fjalimi «A jam gati për t’u martuar?» theksoi se shumë veta futen në martesë me nxitim. Disa martohen për të shpëtuar nga ndonjë gjendje e vështirë në shtëpi apo sepse bashkëmoshatarët e tyre janë martuar. Megjithatë, arsyet e vlefshme për t’u martuar përfshijnë një dëshirë reciproke për të ndjekur synime teokratike, dashuri të sinqertë, nevojën për shoqëri dhe siguri dhe dëshirën për të rritur fëmijë. Stërvitja frymore është thelbësore në përgatitjen për martesë. Midis të tjerave, ekziston nevoja për të ndërtuar cilësi të dëshirueshme, duke veshur personalitetin e ri. Është, gjithashtu, e mençur të fitohet siguria nëse bashkëshorti i ardhshëm jep dëshmi se ka një marrëdhënie të vërtetë me Jehovain dhe sillet me respekt me të tjerët. Të kërkosh këshilla nga të krishterë të pjekur është po aq e mençur.​—Proverbat 11:14.

Ky diskutim ndriçues u pasua nga një tjetër, me titull «Prindër që kënaqen për fëmijët e tyre». Në përgjithësi, lindja e një fëmije është kohë për një gëzim të madh. Megjithatë, rritja e fëmijëve sjell edhe përgjegjësi të mëdha. (Psalmi 127:3) Prandaj, është e rëndësishme që fëmijët të mësohen të duan Jehovain. Prindërit mund ta bëjnë këtë, duke folur rregullisht për Jehovain me fëmijët e tyre dhe duke zbatuar parimet e Fjalës së tij në familje.

Dita e parë e kongresit mbaroi me një surprizë, dalja e broshurës së re Dëshmitarët e Jehovait dhe arsimimi. Ajo shpjegon qartë se Dëshmitarët «i inkurajojnë fëmijët e tyre të studiojnë me zell dhe t’i marrin seriozisht detyrat që u caktohen në shkollë». Ky botim shpjegon, gjithashtu, rezultatet e mrekullueshme të klasave kundër analfabetizmit që Dëshmitarët e Jehovait kanë drejtuar për shumë vite në Nigeri, në Meksikë dhe në vende të tjera. Broshura duhet t’i ndihmojë mësuesit të kuptojnë se ne i japim rëndësi të madhe arsimimit.

«T’i ofrojmë vazhdimisht Perëndisë një flijim lavdie»

Tema e lartpërmendur e ditës së dytë bazohej në Hebrenjve 13:15. Programi i paradites paraqiti një simpozium me temë «T’i përgjigjemi thirrjes për të lavdëruar Jehovain». Mosha nuk përbën një pengesë për t’iu përgjigjur kësaj thirrjeje. Psalmi 148:12, 13 nxit të rinj, të virgjëra, pleq e djem, për të lavdëruar Jehovain. Shumë prej shërbëtorëve të gëzuar të Jehovait kanë qenë në gjendje të rritin lavdinë që sjellin. Kudo në botë, më shumë se 600.000 veta marrin pjesë në aktivitetin e predikimit në kohë të plotë apo në shërbimin si pionier. Më shumë se 15.000 janë të angazhuar në veprën si pionierë specialë dhe më se 15.000 janë në shërbimin në Bethel.

«Të shërbejmë besnikërisht me organizatën e Jehovait» ishte një fjalim që tregoi se besnikëria është jetësore për shërbëtorët e Perëndisë. Të jesh besnik ndaj Jehovait, do të thotë të ngjitesh pas tij me një devotshmëri aq të fortë, sa të veprojë si ndonjë mjet ngjitës i fuqishëm. Besnikëria kërkon që të shmangim dhunimin e vullnetshëm të urdhrave të Biblës, na shohin apo jo të tjerët. Kërkon, gjithashtu, që me besnikëri të mbështetim mësimet biblike që gjenden në revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!, si edhe në gjithë ushqimin tjetër frymor që na siguron Shoqata Watch Tower. Ky fjalim u pasua nga fjalimi i pagëzimit. Çfarë gëzimi ishte kur kandidatët për pagëzim dhanë dëshmi të dedikimit të tyre ndaj Jehovait!

Fjalët e Hozesë 4:1-3 përbënin modelin për fjalimin e pasdites «Virtytin apo vesin: Cilin do të ndiqni?». Edhe pse pikëpamja e botës mbi virtytin është shtrembëruar, të krishterët duhet ‘të bëjnë çdo përpjekje’ për të arritur shkëlqesinë morale. (2. Pjetrit 1:5) Kjo fillon me mënyrën e të menduarit të një personi. Nëse mendimet e tij janë të virtytshme, ai do të thotë fjalë të pastra, të shëndetshme dhe ndërtuese dhe do të përpiqet të jetë i ndershëm në marrëdhëniet me të tjerët. Të ndjekësh virtytin, do të thotë edhe të kesh kuptueshmëri dhe dhembshuri kundrejt një bashkë të krishteri që po vuan nga dëshpërimi apo depresioni.​—1. Selanikasve 5:14.

Një fjalim tjetër, «Kujdes nga kurthet e Djallit!», i paralajmëroi të krishterët që të mos ekspozohen përpara ndikimeve demonike. Në fushën e trajtimit të sëmundjeve, të krishterët duhet të jenë vigjilentë në lidhje me teknika, si hipnotizimi, që kanë lidhje me okultizmin. Nëse s’ka të bëjë me këto, ajo që një individ bën për t’u kujdesur për shëndetin e tij fizik, është çështje personale.

Dita e dytë u mbyll me një surprizë të gëzueshme, dalja e një botimi me përmasa të vogla, i bërë për të ndihmuar njerëzit me zemër të ndershme që të përparojnë shpejt drejt dedikimit dhe pagëzimit. Ky libër i ri me 192 faqe titullohej Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Libri Njohuria e paraqet të vërtetën në një mënyrë pozitive. Ai nuk zgjatet mbi doktrinat e rreme. Qartësia e gjuhës dhe zhvillimi logjik, duhet ta bëjnë të lehtë përdorimin e këtij libri për të drejtuar studime biblike e për të ndihmuar njerëzit që të kuptojnë njohurinë e Perëndisë që të ngroh zemrën.

«Ngazëllohuni, ju njerëz dhe gëzohuni përgjithmonë»

Këto fjalë nga Isaia 65:18 ishin tema e ditës së tretë të kongresit. Përmbushja e profecisë biblike shënon 1914-ën, si viti në të cilin ky sistem i lig hyri në ditët e tij të fundit. Prandaj, simpoziumi me fjalime i titulluar «Lavdërues të gëzuar në përfundim të këtij sistemi» tërhoqi vëmendjen e auditorit. Oratorët treguan se sa miliarda njerëz janë të ndikuar fuqishëm nga fryma lakmitare dhe e dhunshme e botës. Me kohë, ata do të gjykohen si pjesë e botës, sundimtari i së cilës është Satanai. Për këtë arsye, tani është koha për të bërë një zgjedhje. Në cilën anë duam të jemi? A duam të adhurojmë Jehovain e të mbështetim sovranitetin e tij, apo po lejojmë që Satanai të bëhet sundimtari ynë, duke bërë gjërat që atij i pëlqejnë? Të gjithë ne duhet të marrim qartësisht anën e Jehovait.

Fjalimi publik i kongresit «Lavdëroni Mbretin e përjetësisë!» u dha të gjithë të pranishmëve ushqim të fortë për të menduar. Edhe pse ideja e përjetësisë duket përtej kuptimit të njerëzve të thjeshtë, Jehovai e kupton plotësisht. Jehovai «është mbret përjetë»,—këndoi psalmisti. (Psalmi 10:16) Ky Mbret i përjetësisë ka hapur rrugën që njerëzimi të gëzojë jetën e përjetshme, nëpërmjet Birit të tij, Jezu Krishtit. (Gjoni 17:3) «Po,—tha oratori,—ne, njerëzit mëkatarë, mund të marrim jetën e përhershme nëpërmjet edukimit hyjnor dhe besimit në sakrificën shpërblerëse të Jezuit.»

Ndërsa kongresi po i afrohej fundit, të pranishmit u ndërtuan nga fjalimi përfundimtar me titull «Të lavdërojmë me gëzim Jehovain ditë për ditë». Sa të bukura ishin raportet mbi përparimin e veprës së bërjes së dishepujve anembanë tokës. Kongresistët u ndien të nxitur ‘të bekonin Jehovain çdo ditë dhe të lëvdonin emrin e tij përjetë’.​—Psalmi 145:2.

Vepra të patregueshme çnjerëzore i heqin botës gëzimin. Megjithatë, individët me besim të plotë në Jehovain mund të zotërojnë gëzim hyjnor. Si një vëllazëri ndërkombëtare, Dëshmitarët e Jehovait mund të përsëritin në këtë mënyrë fjalët e mëposhtme të Psalmit 35:27, 28: «Këndofshin dhe gëzofshin ata që kanë në zemër çështjen time të drejtë dhe thënçin vazhdimisht: ‘Lëvduar qoftë Zoti, që e do paqen e shërbëtorit të tij.’ Gjuha ime do të kremtojë drejtësinë tënde dhe do të këndojë lëvdimin tënd tërë ditën.»

[Figurat në faqen 7]

Familjet do të përfitojnë nga broshura «Dëshmitarët e Jehovait dhe arsimimi»

[Figurat në faqet 8, 9]

Libri i ri «Njohuria që të çon në jetën e përhershme», i paraqet të vërtetat biblike në një mënyrë pozitive

[Figura në faqen 9]

Shumë u pagëzuan në simbol të dedikimit të tyre ndaj Jehovait

[Figura në faqen 9]

Kongresistët ishin thellësisht të nxitur nga drama «Të nderojmë ata që e meritojnë në pleqërinë e tyre»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo