ZALMONI
1. Ahohit; luftëtar i Davidit. (2Sa 23:8, 28) Me sa duket, te 1 Kronikave 11:29 quhet Ilai.
2. Mal pranë Sikemit. Në malin e Zalmonit, Abimeleku dhe njerëzit e tij prenë dru që të digjnin bodrumin e qytetit të Sikemit. (Gjy 9:48, 49) Meqë malet e vetme pranë Sikemit janë mali i Ebalit dhe mali i Gerizimit, Zalmoni ishte ose një majë a shpat i njërit prej tyre, ose ndonjë kodër e parëndësishme aty pranë.
3. Një kreshtë e lartë në Bashan, në lindje të Jordanit. (Ps 68:14, 15) Mbase ishte maja më e lartë e malit të Hauranit (Jebel-ed-Druzit).