BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Rifati”
  • Rifati

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rifati
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Difati
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Rodanimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Gomeri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jafeti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Rifati”

RIFATI

Bir i Gomerit dhe nip i Jafetit. (Zn 10:2, 3; 1Kr 1:6) Te 1 Kronikave 1:6, në tekstin masoretik thuhet «Difati»; megjithatë, Septuaginta greke, Vulgata latine dhe afro 30 dorëshkrime hebraike thonë «Rifati». Ky ndryshim ndoshta erdhi ngaqë germa hebraike resh (ר) u zëvendësua gjatë kopjimit me germën dáleth (ד), që ngjason shumë me të.

Rifati renditet mes individëve prej të cilëve u shpërndanë në tokë kombet e popujt pas Përmbytjes globale. (Zn 10:32) E vetmja e dhënë historike për pasardhësit e tij është një pohim i historianit Jozef të shekullit të parë, i cili thotë se banorët e lashtë të Paflagonisë (përgjatë bregut jugor të Detit të Zi, në veriperëndim të Azisë së Vogël) njëherë e një kohë quheshin rifatitë. Disa studiues e lidhin emrin Rifat edhe me atë të lumit Rebas, që ndodhet pak a shumë në atë zonë, kurse të tjerë anojnë më tepër nga një lidhje me krahinën e Rebantias në rajonin e Bosforit, më në perëndimin. Të dhënat e pakta biblike për Rifatin dhe fakti që emri i tij thuajse mungon fare në dokumentet e lashta të historisë jobiblike e bëjnë të pamundur të identifikohet me siguri.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo