BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Ramot-Galaadi”
  • Ramot-Galaadi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ramot-Galaadi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Ramoti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Mikajahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jehorami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jehozafati
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Ramot-Galaadi”

RAMOT-GALAADI

[ka të ngjarë: vende të ngritura të Galaadit].

Qytet strategjik në territorin e Gadit, në lindje të Jordanit. Qyteti shkurt quhej edhe Ramah. (2Mb 8:28, 29; 2Kr 22:5, 6) Ishte një nga qytetet levite në atë anë të lumit (1Kr 6:80) dhe u zgjodh si qytet strehimi. (Lp 4:43; Js 20:8; 21:38) Solomoni caktoi në Ramot-Galaad një nëpunës, që t’i siguronte ushqim mbretit nga qytetet e Galaadit dhe të Bashanit.​—1Mb 4:7, 13.

Pas ndarjes së mbretërisë, kur Siria sulmonte Izraelin, Ramot-Galaadi luajti rol të rëndësishëm në historinë e Izraelit, siç duket ngaqë ishte vend kyç për të hyrë në territorin në lindje të Jordanit. Në njëfarë momenti sirianët e pushtuan qytetin. Edhe pse Ben-Hadadi II premtoi t’i kthente qytetet izraelite që ishin pushtuar më parë, Ramot-Galaadin me sa duket nuk e ktheu. (1Mb 20:34) Kështu, Akabi, mbreti i Izraelit, u orvat ta rimerrte me ndihmën e Jehozafatit, mbretit të Judës. Mikajahu e paralajmëroi të mos e bënte këtë, por Akabi nuk e dëgjoi dhe nga kjo gjeti vdekjen.​—1Mb 22:13-38.

Edhe Jehorami, biri i Akabit, bashkë me Ahaziahun, mbretin e Judës, luftuan me sirianët në Ramot-Galaad. Libri i Dytë i Mbretërve 9:14 thotë: ‘Jehorami po ruante në Ramot-Galaad për shkak të Hazaelit, mbretit të Sirisë.’ Pra, Jehorami mund ta kishte marrë më parë qytetin dhe po e mbronte (nuk po e sulmonte) kur Ahaziahu u bashkua me të që të luftonin kundër Hazaelit. Gjatë betejës, Jehorami u plagos dhe u kthye në Jezreel që të shërohej.​—2Mb 8:25–29; 9:14, 15; 2Kr 22:5-8.

Në Ramot-Galaad, shërbëtori i Eliseut mirosi Jehun, një nga krerët e forcave ushtarake, si mbretin pasues.​—2Mb 9:1-14.

Vendndodhja e saktë e Ramot-Galaadit nuk dihet. Një nga shumë vendndodhjet e propozuara është Tell-Ra­miti, afro 45 km në juglindje të skajit jugor të detit të Galilesë. Emri i këtij telli mund të ketë ardhur nga emri Ramot-Galaad. Ai gjendet në një kodër me pamje nga një rrafshinë, e kjo përputhet me domethënien e mundshme të emrit Ramot (vende të ngritura; nga rrënja e fjalës që do të thotë «ngre»). Ky duhet të kishte qenë vend i përshtatshëm për një nëpunës që ishte përgjegjës për Galaadin dhe Bashanin.​—1Mb 4:13.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo