BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Feniksi”
  • Feniksi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Feniksi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Limanet e Mira
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kreta, kretasit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kauda
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Lasea
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Feniksi”

FENIKSI

[nga rrënja e fjalës që do të thotë «palmë»].

«Një liman i Kretës.» (Ve 27:12) Anija e drithërave ku po udhëtonte Pavli si i burgosur për në Romë, u përpoq të lundronte nga Limanet e Mira në Feniks për të dimëruar. Por e rrëmbeu një stuhi dhe si pasojë anija u shkallmua në ishullin e Maltës.—Ve 27:13–28:1.

Në tregimin e Veprave thuhet vetëm se Feniksi ishte në perëndim të Limaneve të Mira, në anën jugore të Kretës, dhe se ishte vend i sigurt që të ankoronin e të dimëronin. Prandaj janë sugjeruar dy vendndodhje për Feniksin. Njëra është Loutroja, në anën lindore të një kepi, gati 65 km në perëndim të Limaneve të Mira, dhe tjetra Fineka, në anën tjetër të këtij kepi. Teksti në greqisht fjalë për fjalë thotë se porti i Feniksit «sheh poshtë [katá] erës jugperëndimore dhe poshtë [katá] erës veriperëndimore». Studiuesit që përkrahin idenë se është Loutroja mendojnë që kjo do të thotë se sheh «drejt» ose «në» (katá) drejtimin që fryjnë erërat jugperëndimore dhe veriperëndimore. (Ve 27:12, shën., NW) Në bazë të kësaj thuhet se porti hapet «drejt verilindjes dhe drejt juglindjes» (RS, BR), përshkrim që mund të përshtatet me hyrjen e madhe në formë gjysmërrethi të portit të Loutrosë. Kurse Fineka, për shkak të strukturës, nuk përdoret si port edhe pse te kjo gjë mund të kenë ndikuar ndryshimet gjeologjike që kanë ndodhur në atë zonë. Gjithsesi, në Finekë janë dy gjire, njëri sheh nga jugperëndimi dhe tjetri nga veriperëndimi. Prandaj, ata që mbështetin këtë vendndodhje e marrin shprehjen «sheh poshtë» në kuptimin që sheh nga vijnë erërat, e jo në drejtimin që fryjnë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo