OREBI
[korb].
1. Princ i Midianit. Orebi dhe Zebi bënin pjesë në ushtrinë midianite të mbretërve Zebah dhe Zalmuna, që u detyrua t’ia mbathte para Gideonit dhe 300 burrave të tij. Burrat e Efraimit i kapën dy princat, i vranë dhe kokat e tyre ia sollën Gideonit.—Gjy 7:24, 25; 8:3-5; Ps 83:11.
2. Shkëmbi ku u ekzekutua princi midianit Orebi dhe që i vunë emrin e tij. Nuk dihet se ku ndodhet.—Gjy 7:25; Is 10:26.