BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Negebi”
  • Negebi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Negebi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Jugu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Baalath-Beeri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Amami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beer-Sheba
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Negebi”

NEGEBI

[jug].

Fjala hebraike néĝev mendohet se rrjedh nga rrënja e fjalës që do të thotë «është i tharë» dhe shpesh tregon zonën gjysmë të thatë në jug të maleve të Judës. Fjala néĝev filloi të merrte edhe kuptimin «jug» dhe u përdor për të treguar një anë në jug (Nu 35:5), një kufi jugor (Js 15:4) dhe një portë të jugut (Ezk 46:9). Disa përkthime nuk e bëjnë dallimin mes vendit gjeografik dhe pikës së horizontit, duke shkaktuar kështu një pështjellim. Për shembull, te Zanafilla 13:1 fjala néĝev është përkthyer «jug» (AS, KJ, Le) dhe nga kjo duket se Abrahami u nis nga Egjipti drejt jugut, kur faktikisht ai shkoi drejt veriut, përmes Negebit, deri në Bethel. Megjithatë, kjo kleçkë është eliminuar në shumë përkthime të sotme.​—Dio, BR, DSF.

Topografia. Negebi i kohëve të lashta duket se përfshinte një zonë që shtrihej nga krahina e Beer-Shebës në veri deri në Kadesh-Barnea në jug. (Zn 21:14; Nu 13:17, 22; 32:8) Profeti Isaia e përshkroi këtë rajon si vend me kushte të vështira, një strofull luanësh, leopardësh dhe gjarpërinjsh. (Is 30:6, shën., NW) Në pjesën veriore ka aty-këtu burime, puse e pellgje, dhe bruka është një nga pak pemët që rriten mirë atje. (Zn 21:33) Në jugperëndim të Beer-Shebës ndodhen dy zona të vogla me duna rëre dhe një tjetër relativisht e madhe. Pjesa dërrmuese e Negebit është një rrafshnaltë 450-600 m mbi nivelin e detit, me maja që arrijnë deri në 1.050 m lartësi. Në jug dhe lindje të Beer-Shebës ka kreshta të thepisura, në përgjithësi të drejtuara nga lindja në perëndim.

Historia. Sternat, muret e brezareve dhe rrënojat e shumë qyteteve që janë gjetur në Negeb, tregojnë se kjo zonë ishte mjaft e banuar në lashtësi. Këtu patriarkët Abraham dhe Isak gjetën kullotë për kopetë e tyre të mëdha. (Zn 13:1, 2; 20:1; 24:62) Në kohën e Abrahamit, Kedorlaomeri, mbreti i Elamit, bashkë me tre aleatë, mundi banorët e Negebit.​—Zn 14:1-7.

Shekuj më vonë, zbuluesit izraelitë që dërgoi Moisiu, hynë në Tokën e Premtuar nga Negebi, që në atë kohë banohej nga amalekitët. (Nu 13:17, 22, 29) Nën udhëheqjen e Josiut, të gjithë banorët e Negebit u mundën (Js 10:40; 11:16) dhe disa qytete në këtë rajon u bënë pjesë e territorit të fisit të Simeonit. (Js 19:1-6) Në Negeb shkuan të banonin edhe kenitët nomadë, të cilët kishin lidhje me Moisiun për shkak të martesës së tij. (Gjy 1:16; krahaso 1Sa 15:6, 7.) Por izraelitët nuk arritën ta mbanin nën kontroll zonën. Me kalimin e viteve patën konflikte të herëpashershme me kananitët e Negebit, e veçanërisht me amalekitët. (Gjy 1:9; 6:3; 1Sa 15:1-9; 30:1-20) Nga qyteti i Ziklagut që i kishte dhënë mbreti filistin Akish, Davidi mësynte geshuritët, girzitët dhe amalekitët e Negebit. (1Sa 27:5-8) Me sa duket, vetëm nën mbretërimin e Davidit, pas disfatës së edomitëve, izraelitët e bënë zap plotësisht Negebin. (2Sa 8:13, 14) Në këtë zonë, Uziahu, mbret i mëvonshëm i Judës, ndërtoi kulla dhe gërmoi sterna.​—2Kr 26:10.

Pasi babilonasit shkatërruan Jerusalemin, Abdia paratha se izraelitët do të ktheheshin përsëri në tokën e tyre, ku përfshihej edhe Negebi.​—Ab 19, 20.

[Figura në botimin e shtypur]

Negebi (jugu i Judës), edhe pse është kryesisht terren i ashpër, dikur ishte mjaft i populluar

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo