BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Migroni”
  • Migroni

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Migroni
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Mikmas(h)i
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Zeboimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Shuali
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Geba
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Migroni”

MIGRONI

[lëmë].

Vend «në rrethinat e Gibeahut» ku kishte fushuar mbreti Saul kur Jonatani dhe shqytari i tij vranë rreth 20 burra të pararojës filistine pranë Mikmashit. (1Sa 13:16, 23; 14:1, 2, 13-16) Mendohet se Migroni ndodhej në Tell-Mirjam, afro 1 km në perëndim-jugperëndim të Mukmasit (Mikmashit).

Tek Isaia 10:28 parathuhej se Migroni do të ishte një nga qytetet nëpër të cilat do të kalonin asirianët rrugës për në Jerusalem. Meqenëse Migroni përmendet pas Ait (Aiathit) dhe para Mikmashit, duket sikur ndodhej në veri të Mikmashit e jo në jug. Prandaj, është hedhur ideja se ishte edhe një Migron tjetër (Makruni në veriperëndim të Mikmashit). Gjithsesi, nëse Migroni i kohës së Saulit ekzistonte ende, duket e pamundur që jo më larg se 3 km të ishte një qytet tjetër me të njëjtin emër. Kështu, në profeci ndoshta tregohet thjesht lista e qyteteve që do të prekeshin nga pushtimi asirian, pa marrë parasysh renditjen a pozitën gjeografike të një qyteti në raport me tjetrin. (Is 10:24, 28-32) Pra, Migroni tek Isaia 10:28 mund të jetë i njëjtë me atë te 1 Samuelit 14:2.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo