MIBHARI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «zgjedh»].
Bir i Hagrit; një nga luftëtarët e fuqishëm të ushtrisë së Davidit. (1Kr 11:26, 38) Disa mendojnë se ka një ngatërresë në vargun e 1 Kronikave 11:38, sepse në listën paralele te 2 Samuelit 23:36 përmendet gaditi Ban, jo Mibhari. Sipas tyre Mibhar është një term tjetër për shprehjen hebraike «nga Zobahu» dhe fjalët e fundit te 1 Kronikave 11:38 kanë ardhur ngaqë baní haggadhí (gaditi Ban) është lexuar ben-haĝrí (bir i Hagrit). Megjithatë, kjo mbetet një hipotezë.