BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Ijët”
  • Ijët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ijët
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Mesi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Melkisedeku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Përse njerëzimi ka nevojë për një ndihmës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • «Vishni armaturën e plotë të Perëndisë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Ijët”

IJËT

Në Bibël përdoren fjalët hebraike ħalacájim (ijë) dhe mothnájim (mes) për të treguar pjesën e barkut dhe atë rreth mesit. (Is 5:27; 2Mb 4:29) Fjala greke osfís është përdorur në kuptimin e zakonshëm për të treguar se Gjon Pagëzori mbante rreth ijëve një brez lëkure.​—Mt 3:4.

Pjesa e trupit që në shqip është përkthyer «ijë» përfshin pjesën ku ndodhen organet e riprodhimit. Prandaj në Shkrime thuhet se pasardhësit ‘dalin nga ijët’ ose ‘barku’. (Zn 35:11; 1Mb 8:19; Ve 2:30) Pavli e përdor këtë fakt për të treguar se priftëria e Jezuit sipas mënyrës së Melkisedekut është më e lartë se priftëria e Aaronit, përderisa Levi, paraardhësi i Aaronit, ishte në ijët e Abrahamit, dhe në këtë kuptim i pagoi të dhjetat Melkisedekut. (He 7:5-10; Zn 14:18-20) Gjithashtu, Pavli arsyetoi në mënyrë të ngjashme te Romakëve 7:9, duke thënë: «Dikur unë [judeu Pavël, në ijët e paraardhësve të tij para se të jepej Ligji] isha gjallë pa ligjin, por kur mbërriti urdhërimi, mëkati u kthye sërish në jetë, kurse unë vdiqa.»

Të ngjeshësh ijët do të thotë të përgatitesh për të vënë në përdorim forcën, si për shembull në një luftë. (Na 2:1) Për gruan e mirë thuhet se i ngjesh ijët me fuqi dhe i luan duart kur merret me aktivitetet e shumta për të mirën e familjes. (Pr 31:17) T’u zgjidhësh ijët mbretërve do të thotë t’u heqësh fuqinë.​—Is 45:1.

‘Të ngjishje ijët’ do të thoshte të mblidhje fundin e rrobës e ta ngecje te rripi për të lëvizur lirshëm. Më pas, ajo mori kuptimin e përgatitjes për një aktivitet energjik mendor ose frymor dhe nganjëherë jepte idenë e forcimit.​—Lu 12:35; krahaso 1Pj 1:13, «Mblidhni forcat mendore [fjalë për fjalë ‘ngjishni ijët e mendjes’] për aktivitet.»

Tek Efesianëve 6:14, të krishterët nxiten ‘të ngjeshin ijët me të vërtetën’, domethënë të forcohen nga e vërteta e Fjalës së Perëndisë që është një mbështetje e domosdoshme, ashtu si një rrip i shtrënguar fort mbron ijët nga dëmet që sjell një mbingarkesë fizike.

Jehovai paratha dhembjen dhe brengën e Jerusalemit duke e paraqitur me një gjuhë të figurshme «çdo burrë me duart në ijë, si një femër që po lind».​—Jr 30:6.

Fjala hebraike ĥésel që po ashtu përkthehet «ijë» del disa herë te Levitiku 3:4-15 dhe përdoret për flijimet në bashkësi. Gjithashtu, ajo del edhe te Jobi 15:27 dhe Psalmi 38:7.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo