BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Libnahu”
  • Libnahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Libnahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Lakishi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Hamutala
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Senakeribi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Tirhakahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Libnahu”

LIBNAHU

[nga rrënja e fjalës që do të thotë «i bardhë»; ose ndoshta «pemë stiraksi»].

1. Vendfushim i izraelitëve në shkretëtirë. Vendndodhja nuk dihet.​—Nu 33:20, 21.

2. Qytet mbretëror kananit që Josiu e pushtoi para Lakishit. (Js 10:29-32, 39; 12:15) Libnahu ishte një nga qytetet në territorin e Judës që iu dhanë «bijve të Aaronit». (Js 15:21, 42; 21:13; 1Kr 6:57) Qindra vjet më vonë atje banoi vjehrri i mbretit Josia.​—2Mb 23:31; 24:18; Jr 52:1.

Kur ngritën krye edomitët, në shekullin e 10-të p.e.s., edhe Libnahu u rebelua kundër Jehoramit, mbretit të Judës. (2Mb 8:22; 2Kr 21:10) Në vitin 732 p.e.s., ushtria e Senakeribit, mbretit të Asirisë, shkoi nga Lakishi në Libnah. Nga Lakishi ai kishte dërguar forca ushtarake për të kërcënuar Jerusalemin. Ndërsa ishin në Libnah, asirianët morën vesh se Tirhakahu, mbreti i Etiopisë, kishte dalë të luftonte kundër tyre. Prandaj, që ta nxiste Jerusalemin të dorëzohej, Senakeribi dërgoi për herë të dytë lajmëtarë me letra kërcënuese për Hezekinë, mbretin e Judës. Më pas engjëlli i Jehovait vrau 185.000 ushtarë asirianë, me sa duket që fushonin ende afër Libnahut.​—2Mb 19:8-35; Is 37:8-36.

Është hedhur ideja se Tell-es-Safi është një vendndodhje e mundshme e Libnahut të lashtë. Mirëpo, meqë dëshmitë ekzistuese duket se tregojnë që Tell-es-Safi është Gathi, studiuesit e sotëm priren ta lidhin Libnahun me Tell-Bornatin (Tel-Burenën), rreth 8 km në veri-verilindje të Lakishit.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo