IBZANI
Ai që pasoi Jefteun si gjykatës i Izraelit. Ibzani pati 30 bij e 30 bija, gjë që tregon se ishte poligam dhe se, me sa duket, ishte në gjendje të mirë. Ai mori 30 vajza që t’ua jepte për gra bijve të tij. Pasi shërbeu si gjykatës për shtatë vjet, Ibzani vdiq dhe e varrosën në qytetin e tij të lindjes, në Betlehem, ka të ngjarë në Betlehemin që gjendej në territorin e Zabulonit.—Gjy 12:7-10; Js 19:10, 14, 15; shih BETLEHEMI nr. 2.