EN-ROGELI
[burim (krua) i Rogelit (i këmbës)].
Krua ose pus afër Jerusalemit, që shënonte kufirin mes Judës e Beniaminit. (Js 15:7; 18:16) Jonatani dhe Ahimaazi, të dërguar nga Davidi si zbulues, pritën në En-Rogel që të merrnin informata për rebelimin e Absalomit. (2Sa 17:17) Diku aty pranë, Adonijahu, biri tjetër rebel i Davidit, shtroi më vonë një gosti, që të siguronte përkrahës për të uzurpuar fronin.—1Mb 1:9.
Në përgjithësi mendohet se En-Rogeli përkon me Bir-Ajubin e sotëm, pusin e Jobit. Ky ndodhet në jug të qoshes juglindore të mureve të Jerusalemit, rrëzë shpateve perëndimore të luginës së Kidronit, rreth 100 m në jug të vendit ku ajo bashkohet me luginën e Hinomit. Pusi arrin deri te një krua ose burim nëntokësor, që ndonjëherë pas shirave gufon aq shumë, sa niveli i ujit ngrihet gjer në sipërfaqe.