BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “En-Ganimi”
  • En-Ganimi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • En-Ganimi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Anemi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • En-Hadahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beth-Shemeshi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Almoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “En-Ganimi”

EN-GANIMI

[burim (ose krua) i kopshteve].

1. Qytet i Judës në Shefelah, në ultësirë, i përmendur tok me Adulamin e me qytete të tjera te Josiu 15:33-35. Ka të ngjarë që vendndodhja të jetë Beit-Jimali i sotëm, rreth 2,5 km në jug të Beth-Shemeshit, ose një vend aty afër. Disa kanë hedhur idenë se ndodhej në Um-Jinë, afro 1 km në perëndim të Beth-Shemeshit, por ka më pak mundësi të ishte kjo vendndodhja, sepse atje nuk është gjetur ndonjë burim.

2. Qytet në trashëgiminë e fisit të Isakarit. (Js 19:17, 21) Ndoshta është qyteti që historiani Jozef e quan Gine. Sot e lidhin me Jeninin, qytezë në skajin jugor të luginës së Megidos, ose të Jezreelit, që ndodhet rreth 18 km në juglindje të Megidos dhe 8 km në verilindje të Dotanit, buzë rrugës kryesore nga Jerusalemi për në Nazaret. Përqark Jeninit ka pemishte, kopshte dhe një krua, karakteristika që harmonizohen më së miri me kuptimin e emrit En-Ganim.

En-Ganimi dhe kullotat e tij iu caktuan bijve të Gershonit si qytet levit. (Js 21:27-29) Siç duket, te 1 Kronikave 6:73 quhet Anem.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo