BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “En-Eglaimi”
  • En-Eglaimi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • En-Eglaimi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • En-Gedi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Deti i Vdekur
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Deti i Kripur
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Një det me veti të rralla, por i vdekur!
    Zgjohuni!—2008
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “En-Eglaimi”

EN-EGLAIMI

[burim (krua) i dy viçave].

Në një vegim simbolik që pa Ezekieli, uji plot kripë i Detit të Vdekur ‘do të shërohej’ dhe peshkatarët do të qëndronin në brigjet e tij nga En-Gedi deri në En-Eglaim. (Ezk 47:8-10) Vetë emri tregon një vend pranë një kroi. Shumica e studiuesve e lidhin En-Eglaimin me ʽAin-Feshkën, që ndodhet pranë skajit veriperëndimor të Detit të Vdekur. ʽAin-Feshka dhe ʽAin-Jidi (ku ruhet emri i En-Gedit), rreth 29 km në jug të tij, janë dy oazat më të mëdha në bregun perëndimor të Detit të Vdekur. Kurse të tjerë janë të mendimit se En-Eglaimi ndodhej në bregun juglindor të Detit të Vdekur, afër Zoarit. Në bazë të dokumenteve të lashta, që flasin për krahinën e ʽAgaltainit, J. Jadini nxjerr përfundimin se «duket qartë që ‘krahina e ʽAgaltainit’ është ana juglindore e Detit të Vdekur . . . Nëse ka ndonjë lidhje mes ʽAgaltainit dhe En-Eglaimit të profecisë së Ezekielit për Detin e Vdekur (Ezek. 47:10: ‘gjatë brigjeve të detit, nga En-Gedi deri në En-Eglaim, do të ketë peshkatarë’)—shpjegimi i këtij fragmenti duhet të jetë që Deti i Vdekur do të shërohej nga bregu në breg​—një përshkrim shumë i gjallë dhe i qartë. Nuk ka arsye që ta kërkojmë vendndodhjen e En-Eglaimit në bregun perëndimor (kohët e fundit është hedhur ideja se ndodhej në Ain-Feshkha), pasi kjo do ta kufizonte vegimin profetik vetëm në bregun perëndimor».​—Israel Exploration Journal, Jerusalem, 1962, vëll. 12, f. 250, 251.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo