BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Ekroni”
  • Ekroni

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ekroni
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Shikeroni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Filistia, filistinët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Gathi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Elteke(h)u
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Ekroni”

EKRONI

Qytet i rëndësishëm filistin, me sa duket selia më veriore e një prej pesë sundimtarëve të aleancës filistine. (Js 13:3) Vendndodhja nuk dihet saktësisht, por në përgjithësi mendohet se është Kirbet-el-Mukanaʽ (Tel-Mikne), rreth 18 km në lindje të Ashdodit. Gërmimet e kohëve të fundit në këtë vend kanë nxjerrë në dritë qytetin më të madh të asaj epoke, që mbahet si vendndodhja e mundshme e Ekronit të lashtë.

Gjatë historisë, Ekroni ka kaluar vazhdimisht nga një sundim në tjetrin. Ai nuk ishte mes qyteteve që pushtoi Josiu. Juda arriti ta shtinte në dorë vetëm pas njëfarë kohe. (Js 13:2, 3; Gjy 1:18) Në ndarjen fillestare të Tokës së Premtuar, Ekroni ishte në kufirin mes Judës dhe Danit, por në territorin e fisit të Judës. (Js 15:1, 11, 45, 46; 19:40-43) Kur filistinët morën arkën e besëlidhjes, Ekroni ishte bërë prapë i tyre. Prania e Arkës shkaktoi në qytet «një rrëmujë vdekjeprurëse», dhe pikërisht nga Ekroni, Arka më në fund iu kthye judenjve. (1Sa 5:10-12; 6:16, 17) Pas një periudhe tjetër nën sundimin izraelit, duket se Ekroni ishte përsëri në dorë të filistinëve kur Davidi vrau Goliadin. (1Sa 7:14; 17:52) Faraoni Shishak i Egjiptit pohon se e pushtoi Ekronin në fillim të shekullit të 10-të p.e.s. Rreth dy shekuj më vonë, sipas analeve të Senakeribit, Padi, mbreti i Ekronit, ishte besnik i asirianëve.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo