BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Veçori gjeografike të Tokës së Premtuar”
  • Veçori gjeografike të Tokës së Premtuar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Veçori gjeografike të Tokës së Premtuar
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Studimi numër 1​—Një vizitë në Tokën e Premtuar
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • ‘Një vend i mirë dhe i gjerë’
    ‘Të shohim vendin e mirë’
  • Palestina
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Mësime praktike nga Toka e Premtuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Veçori gjeografike të Tokës së Premtuar”

VEÇORI GJEOGRAFIKE TË TOKËS SË PREMTUAR

VENDI që i dha Perëndia Izraelit të lashtë ka veçori gjeografike jashtëzakonisht të larmishme. Në veri ka male të mbuluara me borë, kurse viset jugore kanë klimë tropikale. Brenda kufijve të saj ka ultësira pjellore, rajone kodrinore me pemishte dhe me kullota për kopetë, si edhe zona shkretinore. Në këtë sipërfaqe relativisht të vogël përmblidhen veçoritë gjeografike të Tokës.

Në kufi me anën lindore të detit Mesdhe shtrihet një rrip rrafshine pjellore. Në lindje të saj gjendet Shefelahu, zonë e ulët kodrinore ku lulëzojnë vreshta e ullishta. Më në lindje, një vargmal përshkon vendin nga kreu në fund si një shtyllë kurrizore gjigante. Pastaj terreni bie vrik në Luginën e Riftit, që e ndan vendin për së gjati. Përmes kësaj lugine, lumi Jordan nga deti i Galilesë gjarpëron deri poshtë në Detin e Vdekur. Në lindje të Jordanit ka kodra pjellore dhe kullota. Përtej këtij vendi magjepsës, në lindje, nis shkretëtira e Arabisë.

Në kulmin e shkëlqimit, Toka e Premtuar me tërë larminë e saj ishte si kopshti i Edenit. Kështu, në një shkallë të vogël, Izraeli ilustroi si do të jetë Parajsa për njerëzimin në çdo cep të tokës kur të sundojë Mbretëria e Perëndisë.

[Figura në botimin e shtypur]

Burimet e lumit Jordan

[Figura në botimin e shtypur]

Mali i Hermonit, më i larti në Palestinë. Nga shkrirja e borës së tij vinte vesa për tokën dhe uji për lumin Jordan

[Figura në botimin e shtypur]

Mali i Taborit ngrihet madhështor mbi luginën e Jezreelit

[Figura në botimin e shtypur]

Lugina e Jordanit, përmes së cilës lumi dredhon e gjarpëron për rreth 320 km deri në Detin e Vdekur, një distancë nja 105 km

[Figura në botimin e shtypur]

Lugina pjellore e Jezreelit

[Figura në botimin e shtypur]

Shkretëtira e Judës. Këtu iku Davidi që t’i shpëtonte Saulit, dhe në këtë shkretëtirë ku s’shkel këmbë njeriu, Djalli u orvat të tundonte Jezuin

[Figura në botimin e shtypur]

Kullota në Bashan, në lindje të detit të Galilesë, një zonë e njohur për rritjen e bagëtive

[Figura në botimin e shtypur]

Rrafshina e Sharonit, ku lulëzojnë edhe sot pemishte me agrume

[Figura në botimin e shtypur]

Bregu veriperëndimor i detit të Galilesë, me pamje nga jugperëndimi. Në sfond duket mali i Taborit

[Figura në botimin e shtypur]

Formacione kripore në Detin e Vdekur, hapësira ujore më e kripur në tokë

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo