BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Beth-Peori”
  • Beth-Peori

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Beth-Peori
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Peori
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Moabi, moabitët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beth-Jeshimoti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Beth-Peori”

BETH-PEORI

[shtëpi e Peorit].

Vitin e fundit të udhëtimit në shkretëtirë, kombi i Izraelit po fushonte «në luginën që gjendet përballë Beth-Peorit». (Lp 3:29) Beth-Peori mund të ketë qenë një qytet në shpatet e Peorit. Si mali ashtu edhe qyteti fare mirë mund të kenë pasur lidhje me kultin e ‘Baalit të Peorit’. Siç tregohet te Numrat 25:1-9, izraelitët ranë në kurthin e riteve imorale që përfshinte ky kult.​—Shih BAALI I PEORIT.

Në rrafshinat e Moabit, në rajonin e Jordanit, Moisiu i përsëriti Ligjin Izraelit, dhe pastaj e varrosën «në luginën e Moabit, përballë Beth-Peorit». Pra, me sa duket, Beth-Peori ishte në «Moab», domethënë në vendin ku banonin moabitët, por në territorin ku sundoi më vonë Sihoni, mbreti i amoritëve, derisa e mundi kombi i Izraelit. (Lp 4:46; 34:6) Pastaj qyteti iu caktua fisit të Rubenit dhe përmendet bashkë me ‘shpatet e Pisgahut e Beth-Jeshimotin’.​—Js 13:15, 20.

Të gjitha këto vargje tregojnë se ky vend gjendej afër skajit verilindor të Detit të Vdekur, përballë rrafshinave të Moabit. Vendndodhja e saktë nuk dihet. Megjithatë, Eusebi përmend një vend të tillë rreth 6 milje romake (9 km) në lindje të Livias (Tell-er-Ramehut të sotëm). (Onomastika, 48, 3-5) Në bazë të kësaj, disa mendojnë se vendndodhja është Kirbet-esh-Sheik-Jajili, rreth 5 km në perëndim-veriperëndim të malit që, sipas traditës, përkon me malin e Nebos. Ky vend është në shpatin e një çuke që mund të ketë qenë «Peori», vendi i fundit ku e çuan Balaamin për të mallkuar Izraelin. Nëse kjo vendndodhje është e saktë, atëherë ‘lugina përballë Beth-Peorit’ ka të ngjarë të jetë Vadi-Husbani.​—Nu 23:28; Lp 4:46; shih PEORI.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo