BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Berea”
  • Berea

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Berea
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Të ndjekim Pavlin në Bere
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • «Arsyetoi me ta nga Shkrimet»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Pavli dhe Timoteu
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Selaniku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Berea”

BEREA

Qytet i populluar i provincës së Maqedonisë që apostulli Pavël e vizitoi gjatë udhëtimit të dytë misionar. (Ve 17:10-14) Sot quhet Verja. Gjendej në një zonë pjellore, rrëzë malit Vermion, rreth 65 km në perëndim-jugperëndim të Selanikut dhe 35 km larg detit Egje.

Ka të ngjarë që Pavli e Sila të kenë mbërritur në Bere rreth vitit 50 të e.s., pasi ishin nisur natën nga Selaniku për shkak të turmave të dhunshme. Berea kishte një komunitet judenjsh dhe një sinagogë ku predikuan dy misionarët. Falë gatishmërisë për t’ia vënë veshin mesazhit dhe zellit për të shqyrtuar Shkrimet që t’i vërtetonin gjërat që mësonin, bereasit e merituan lavdërimin që gjejmë te Veprat 17:11. Shumë nga ata ‘me mendje fisnike’ ndryshuan besim, qoftë judenj, qoftë grekë. Por vepra e Pavlit u ndërpre ngaqë erdhën judenjtë fanatikë të Selanikut, të betuar për ta turbulluar më tej turmën. Ai lundroi drejt Athinës, duke lënë Silën dhe Timoteun që të kujdeseshin për grupin e besimtarëve të rinj në Bere.​—⁠Ve 17:12-15.

Me siguri Pavli kaloi përmes ose afër Beresë në udhëtimin e tretë misionar, gjatë të cilit shkoi sërish në Maqedoni. Në këtë udhëtim, një ndër shoqëruesit ishte Sopatri, një i krishterë nga Berea.​—⁠Ve 20:1-4.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo