BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Benajahu”
  • Benajahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Benajahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Ji i guximshëm dhe besnik si Benajahu
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2026 (Për studim)
  • Amizabadi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Peletitët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Shimei
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Benajahu”

BENAJAHU

[Jehovai ka ndërtuar].

1. Bir i Jehojadës, njërit prej krerëve të priftërinjve levitë, dhe babai i të paktën dy djemve, Amizabadit dhe Jehojadës. (1Kr 27:5, 6, 34) Benajahu ishte një luftëtar i fuqishëm, shumë trim e i guximshëm, që ‘dallohej më shumë se tridhjetë’ burrat e fuqishëm të Davidit, ndonëse «nuk arriti në rangun e treshes» më të fortë.​—2Sa 23:20-23.

Benajahu e tregoi trimërinë në tri mënyra: duke lënë të vdekur në vend dy heronj të fuqishëm të Moabit, duke vrarë pa frikë një luan brenda një grope uji dhe duke palosur përtokë me heshtën e vet një egjiptian me shtat të jashtëzakonshëm, edhe pse dukej gati e pamundur. (1Kr 11:22-24) Davidi e vuri këtë burrë trim në krye të truprojës së vet. (1Kr 11:24, 25) Keretitët dhe peletitët që drejtoheshin nga Benajahu, i qëndruan besnikë mbretit gjatë rebelimit të Absalomit dhe të Adonijahut. (2Sa 8:18; 15:18; 20:23; 1Mb 1:8, 10, 26; 1Kr 18:17) Gjithashtu, Benajahu u emërua komandant i ndarjes së tretë të përbërë nga 24.000 luftëtarë që shërbenin me turne. (1Kr 27:5, 6) Kur Davidi ishte tashmë në moshë të thyer, Benajahu me keretitët dhe peletitët përkrahën kurorëzimin e Solomonit mbret. (1Mb 1:32-40) Më vonë, gjatë mbretërimit të Solomonit, mbreti e ngarkoi Benajahun të ekzekutonte Adonijahun, Joabin dhe Shimein e më pas e vuri në krye të ushtrisë.​—1Mb 2:24, 25, 28-46; 4:4.

2. Një nga burrat e fuqishëm të Davidit, komandant i ndarjes që shërbente në muajin e 11-të; piratonit nga fisi i Efraimit.​—2Sa 23:30; 1Kr 11:31; 27:14.

3. Muzikant levit që, me vegël me tela, shoqëroi arkën e besëlidhjes kur e çuan në Jerusalem dhe e vunë në tendën që kishte përgatitur Davidi.​—1Kr 15:18, 20; 16:1, 5.

4. Një prift që i ra trumbetës kur Arkën e çuan në Jerusalem gjatë mbretërimit të Davidit.​—1Kr 15:24; 16:6.

5. Levit, pasardhës i Asafit.​—2Kr 20:14.

6. Simeonit, ndoshta bashkëkohës i mbretit Hezekia.​—1Kr 4:24, 36-43.

7. Levit i caktuar nga Hezekia të mbikëqyrte kontributet e bollshme për shtëpinë e Jehovait.​—2Kr 31:12, 13.

8. I ati i Pelatiahut, njërit prej princave të ligj që pa në vegim Ezekieli.​—Ezk 11:1, 13.

9, 10, 11, 12. Katër burra të cilët larguan gratë e huaja dhe bijtë e tyre sipas këshillës së Ezdrës. Të katër ishin përkatësisht pasardhës të Paroshit, Pahath-Moabit, Banit dhe Nebos.​—Ezd 10:25, 30, 34, 35, 43, 44.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo