BARABA
[bir i atit; ndoshta: bir i mësuesit].
Kriminel i dënuar me burg për vjedhje, kryengritje dhe vrasje, të cilit Pilati i fali jetën në vend të Jezuit. Pilati veproi kështu që «të kënaqte turmën» që kërkonte me britma lirimin e Barabës nën presionin e krerëve të priftërinjve dhe pleqve.—Mt 27:15-26; Mr 15:6-15; Lu 23:16-25; Gjo 18:39, 40; Ve 3:14.
Kjo praktikë e pazakontë e lirimit të një të burgosuri çdo vit në kohën e Pashkës nuk ka asnjë bazë ose precedent në Shkrimet Hebraike. Veç kësaj, nuk ka asnjë dëshmi jobiblike që të vërtetojë se ishte një praktikë romake. Me sa duket ishte një zakon me origjinë judaike, sepse Pilati tha: «Ju keni një zakon që në pashkë unë t’ju liroj një njeri.»—Gjo 18:39.