AVITI
Qyteti mbretëror ose qyteti i lindjes i Hadadit, mbretit të katërt të edomitëve, i cili mundi midianitët në fushën e betejës. (Zn 36:35; 1Kr 1:46) Një vendndodhje e mundshme është Kirbet-el-Jithehu në territorin e Edomit të lashtë, mes Maʽanit dhe Kirbet-el-Bastahut, afro 100 km në jug-juglindje të Detit të Vdekur. Atje ndodhet mali me të njëjtin emër (Jebel-el-Jithehu), që arrin lartësinë 1.332 m.