BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Atalia”
  • Atalia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Atalia
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • «Tërë shtëpia e Akabit do të zhduket»—2Mb 9:8
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
  • Guximi i Jehojadës
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Jehoasi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Një grua ambicioze dhe e ligë nuk i shpëtoi ndëshkimit
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Atalia”

ATALIA

1. Mbretëreshë e Judës, e bija e Akabit, mbretit të Izraelit, dhe e gruas së tij, Jezebelës; mbesë e Omrit. (2Mb 8:18, 26) Ishte motra e Jehoramit, mbretit të Izraelit, dhe motra ose gjysmëmotra e 70 bijve të tjerë të Akabit, të cilët u vranë të gjithë me urdhër të Jehut. (2Mb 3:1, 2; 10:1-9) Për interesa politike, Atalinë e martuan me Jehoramin, djalin e madh të Jehozafatit, mbretit të Judës. (2Mb 8:​25-27; 2Kr 18:1) Ajo ishte e ëma e Ahaziahut që u bë mbret i Judës.

Njësoj si e ëma, Jezebela, Atalia e nxiti të shoqin, Jehoramin, që gjatë mbretërimit të tij tetëvjeçar të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait. (1Mb 21:25; 2Kr 21:4-6) Gjithashtu, njësoj si e ëma, Atalia derdhi shumë gjak të pafaj. Pas vdekjes së të birit, Ahaziahut, një mbret i lig që qëndroi në fron vetëm një vit, ajo vrau të gjithë pasardhësit e tjerë mbretërorë, përveç Jehoasit që ishte ende foshnjë e që e mbajtën fshehur kryeprifti me gruan e tij, hallën e Jehoasit. Pas kësaj, Atalia u vetëshpall mbretëreshë dhe qëndroi në fron gjashtë vjet, rr. 905-899 p.e.s. (2Kr 22:11, 12) Bijtë e saj grabitën gjërat e shenjta në tempullin e Jehovait dhe ia paraqitën Baalit.​—2Kr 24:7.

Kur Jehoasi mbushi shtatë vjeç, kryeprifti Jehojada, një burrë me frikë Perëndie, e nxori djalin nga vendi ku e mbante fshehur dhe, si trashëgimtarin e ligjshëm të fronit, e kurorëzoi mbret. Sa dëgjoi zhurmën e turmës, Atalia nxitoi drejt tempullit dhe, kur pa ç’po ndodhte, thirri: «Komplot! Komplot!» Kryeprifti Jehojada urdhëroi që ta nxirrnin jashtë tempullit dhe ta vritnin para pallatit mbretëror, te porta e kuajve; ndoshta ajo ishte e mbijetuara e fundit nga shtëpia e urryer e Akabit. (2Mb 11:1-20; 2Kr 22:1–23:21) Sa të vërteta dolën fjalët: «Asgjë nga ato që ka thënë Jehovai kundër shtëpisë së Akabit, nuk do të mbetet pa u plotësuar.»​—2Mb 10:10, 11; 1Mb 21:​20-24.

2. Beniaminit nga shtëpia e Jerohamit që banoi në Jerusalem.​—1Kr 8:26-28.

3. I ati i njërit prej atyre që u kthyen në Jerusalem me Ezdrën në vitin 468 p.e.s.; nga familja e Elamit.​—Ezd 8:1, 7.

4. [I Atalit.] Në fund të udhëtimit të tij të parë misionar, Pavli nisi lundrimin nga Atalia, qytet-port në brigjet e Pamfilisë në Azinë e Vogël, drejt Antiokisë në Siri rreth 500 km larg.​—Ve 14:24-26.

Atalia, sot Antalia, u themelua nga Atali II, mbret i Pergamit (159-138 p.e.s.), në grykëderdhjen e lumit Katarakt. Ky qytet u bë porti kryesor i provincës së Pamfilisë dhe shërbeu si dalje detare për rajonin e pasur në brendësi të Frigjisë Jugperëndimore, nga ku ishte më se e natyrshme të lundroje nga pjesa qendrore e Azisë së Vogël drejt Sirisë dhe Egjiptit. Ndonëse fillimisht Atalia ishte porti i qytetit fqinj të Pergës (rreth 13 km në brendësi të kontinentit), në kohën e apostujve ia kishte kaluar për nga rëndësia këtij qyteti.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo