BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Ataroti”
  • Ataroti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ataroti
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Atarot-Adari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Gadi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Rubeni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Gaditët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Ataroti”

ATAROTI

[kurora (d.m.th. vatha rrethore)].

1. Qytet në anën lindore të Jordanit, ndër qytetet që fiset e Gadit dhe të Rubenit kërkuan t’u jepeshin si pronë. Ato vise konsideroheshin goxha të përshtatshme për bagëtitë e atyre fiseve. (Nu 32:1-5) Kohë më vonë, qytetin e rindërtuan gaditët.​—Nu 32:34.

Ky vend përmendet edhe në Gurin e Moabit të mbretit Mesha, në rreshtat 10 e 11 të mbishkrimit. Pjesërisht në të thuhet: «E pra, burrat e Gadit kishin banuar ngaherë në territorin e Atarotit, dhe mbreti i Izraelit e kishte ndërtuar Atarotin për ta; por unë luftova kundër qytetit, e mora dhe masakrova tërë popullsinë e tij . . . Mora prej andej Arelin (ose Orielin), prijësin e qytetit . . . dhe shpërngula atje burra nga Sharoni dhe burra nga Mahariti.»—Ancient Near Eastern Texts, nga Xh. B. Priçardi, 1974, f. 320.

Në përgjithësi mendohet se ndodhej në Kirbet-ʽAtarusin e sotëm, në lindje të Detit të Vdekur dhe rreth 13 km në veriperëndim të Dibonit (i përmendur pas Atarotit te Nu 32:3). Rrënojat ndodhen në shpatin perëndimor të një mali me të njëjtin emër, rreth 750 m i lartë. Ndonëse gjendej brenda territorit të Rubenit, duket se fiset e Gadit dhe të Rubenit bënë një këmbim territori me shoqi-shoqin.

2. Qytet ku kalonte kufiri mes territoreve të Efraimit dhe të Beniaminit. (Js 16:2) Me sa duket, është i njëjti qytet i quajtur Atarot-Adar te Josiu 16:5 dhe 18:13. Vargu i fundit tregon se gjendej në kufirin verior të Beniaminit dhe «mbi malin që ndodhet në jug të Beth-Horonit të Poshtëm».

3. Qytet në kufirin verilindor të fisit të Efraimit.—Js 16:7.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo