BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Atadi”
  • Atadi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Atadi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Abel-Mizraimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jordani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • 8B Hartë për Zanafillën​—Zona e Kanaanit
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
  • Kalimi i lumit Jordan
    Libri im i tregimeve biblike
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Atadi”

ATADI

[ferrë].

Në rajonin e Jordanit ishte një vend që quhej ‘lëmi i Atadit’; nuk dihet me siguri ku ndodhej. Atje u ndal shtatë ditë kortezhi i përmortshëm i Jakobit për të mbajtur zi, ndërsa po rrugëtonte nga Egjipti për në shpellën e arës së Makpelahut në Kanaan. Mbase Atadi ishte një njeri, por emri në vetvete duket se tregon një vend. Në kortezhin e përmortshëm bënin pjesë edhe shërbëtorët e faraonit, edhe pleqtë e Egjiptit. Kur panë ritet e zisë, kananitët thanë: «Egjiptianëve u ka rënë një zi e madhe!» Kështu, ai vend u quajt Abel-Mizraim, që do të thotë «zia e egjiptianëve».​—Zn 50:7-13; shih edhe 50:11, shën., Kris.

Te Zanafilla 50:10, 11, një sërë përkthimesh (për shembull, Kris, DSF, Dio) thonë «përtej Jordanit», dhe disa nxjerrin përfundimin se lëmi i Atadit ndodhej në lindje të lumit Jordan. Kjo do të nënkuptonte se kortezhi nuk ndoqi një rrugë të drejtë, por i ra rreth e përqark Detit të Vdekur, ndoshta për të mos u përballur me filistinët. Megjithatë, shprehja hebraike beʽéver, e përkthyer «përtej», mund të tregojë qoftë një rajon në lindje, qoftë në perëndim të Jordanit. Nga këndvështrimi i Moisiut që ndodhej në Moab kur përfundoi Pentateuku, «përtej Jordanit» mund të kishte kuptimin në perëndim të lumit. Sidoqoftë, të gjitha vështirësitë kapërcehen nga Përkthimi Bota e Re, që i përkthen saktësisht këto vargje të tekstit hebraik me shprehjen «në rajonin e Jordanit».

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo