ARKITËT
1. Pasardhësit e Kamit nga Kanaani dhe një nga 70 familjet që erdhën pas Përmbytjes. (Zn 10:17; 1Kr 1:15) Ata u vendosën përgjatë brigjeve të Mesdheut në perëndim të maleve të Libanit.
2. Megjithëse ky term mund t’u referohet anëtarëve të një fisi kananit të paidentifikuar, ka më shumë të ngjarë që ai të lidhet me një familje ose klan të mirënjohur në zonën e Atarotit, në jugperëndim të Bethelit. (Js 16:2) Disa mendojnë se burimi i këtij emri ose dëshmia e vetme e mbetur që lidhet me të, është një qytet në perëndim të Bethelit që quhet ʽEin-ʽArik. Hushai, këshilltari besnik i Davidit, ishte arkit.—1Kr 27:33; shih HUSHAI.
[Figura]
Pllakë në greqisht në kujtim të fjalimit të Pavlit në Areopag (Ve 17:22-31)