BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Hanai”
  • Hanai

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Hanai
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • A e dini?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • E çojnë tek Ana e pastaj te Kajafa
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Jezuin e çojnë te Hanai, pastaj te Kajafa
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Kryeprifti që dënoi Jezuin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Hanai”

HANAI

[nga heb., që do të thotë «tregoj miratim; hirmadh»].

Emërohet kryeprift rreth vitit 6 ose 7 të e.s. nga perandori romak i Sirisë, Kuirini, dhe shërbeu në këtë detyrë deri rreth vitit 15 të e.s. (Lu 2:2) Pra, Hanai ishte kryeprift kur Jezui 12-vjeçar la gojëhapur mësuesit rabinikë në tempull. (Lu 2:42-49) Prokurori Valer Grati e shkarkoi Hanain nga detyra, sepse kishte abuzuar, le të themi, me autoritetin që i kishte dhënë Roma. Megjithëse nuk e mbante më titullin zyrtar, dukej qartë se ai vazhdonte të kishte pushtet e ndikim të madh si kryeprift i nderuar dhe i kishte peshë fjala në hierarkinë judaike. Pesë nga bijtë e tij, si dhe dhëndri i tij, Kajafa, mbajtën me radhë postin e kryepriftit. Falë pozitës së rëndësishme, me të drejtë Hanai renditet në Shkrime mes krerëve të priftërinjve. (Mt 26:3; Lu 3:2) Pasi Jezuin e arrestuan, e çuan në fillim te Hanai që ta merrte në pyetje, pastaj te Kajafa që të gjykohej. (Gjo 18:13) Emri i Hanait është në krye të listës së kundërshtarëve më të mëdhenj të apostujve të Jezu Krishtit.​—Ve 4:6.

Hanai vinte nga një derë e pasur dhe me shumë ndikim në fisin e Levit, dhe ishte majmur nga shitja e kafshëve të flisë brenda tempullit. Kjo ishte një arsye e mjaftueshme për ta vrarë Jezuin, i cili e kishte pastruar dy herë tempullin që ata e kishin kthyer në «shpellë kusarësh». (Gjo 2:13-16; Mt 21:12, 13; Mr 11:15-17; Lu 19:45, 46) Një arsye tjetër e mundshme pse Hanai urrente Jezuin dhe apostujt e tij ishte se Jezui mësonte ringjalljen, dhe një provë e gjallë për këtë ishte ngritja e Lazarit nga të vdekurit, e apostujt predikonin e mësonin të njëjtën doktrinë. Nëse ishte vërtet saduce, Hanai nuk besonte te ringjallja.​—Ve 23:8; krahaso 5:17.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo