AMRAFELI
Mbret i Shinarit në jug të Mesopotamisë. Ai ishte aleat me mbretin Kedorlaomer të Elamit dhe e mbështeti gjatë sulmit kundër pesë mbretërve të tjerë në ultësirën e Sidimit, sulm që përfundoi me fitore. Amrafeli dhe aleatët e tij më vonë u kapën nga Abrami kur shpëtoi Lotin, dhe u shpartalluan krejtësisht. (Zn 14:1-16) Janë bërë tentativa që Amrafelin ta identifikojnë me Hamurabin, por kjo nuk është vërtetuar.