BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Akori”
  • Akori

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Akori
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Midini
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jakani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Rrafshinë lugine
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Bohani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Akori”

AKORI

[telash].

Luginë ose ultësirë që ishte pjesë e kufirit verilindor të territorit të Judës. (Js 15:7) Lugina e mori këtë emër—që do të thotë «telash» ose «ta përjashtosh; ta bësh tabu»—ngaqë atje u vranë me gurë Akani dhe familja e tij. Akani vodhi dhe fshehu një pjesë të plaçkës së Jerikosë, e kështu e futi në telashe kombin e Izraelit, duke shkaktuar edhe disfatën në sulmin e parë kundër Ait.​—Js 7:5-26.

Disa e lidhin luginën e Akorit me Vadi-el-Kiltin, një luginë përroi si grykë afër Jerikosë. Mirëpo, sipas përshkrimit të pozicionit të saj te Josiu 15:7, duket se ndodhej më në jug, dhe pohimi tek Isaia 65:10 flet për një zonë më të gjerë, më të hapët. Duke pasur parasysh këtë, tani për tani e lidhin me El-Bukeiʽan (Bikʽat-Hurekanian), një basen ose ultësirë e shkretë, që përshkon nga veriu në jug Vadi-Kumranin (Nahal-Kumeranin) pranë skajit veriperëndimor të Detit të Vdekur. Nga hulumtimet arkeologjike atje kanë dalë në dritë rrënoja qytezash a fortesash të lashta, si edhe sisteme digash.

Te Hozea 2:15, Jehovai kujton ditët e rinisë së Izraelit në kohën e Daljes dhe, në një profeci për kthimin nga robëria, premton se ‘ultësira e Akorit’, dikur vend telashesh, do të kthehej në ‘portë shprese’. Gjithashtu, ndonëse zonë shkretinore, Perëndia paratha në një profeci të ngjashme rivendosjeje se ultësira e Akorit do të bëhet «një vend ku do të pushojnë gjedhët».​—Is 65:10.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo