BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Abieli”
  • Abieli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Abieli
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Kishi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Neri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Zerori
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jejeli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Abieli”

ABIELI

[ati (im) është Perëndia].

1. Bir i Zerorit dhe pasardhës i Bekoratit e i Afiahut, nga fisi i Beniaminit. Një krahasim i 1 Kronikave 8:29-33 dhe 9:35-39 me 1 Samuelit 9:1, 2 dhe 14:50, 51 lë vend për të besuar se Abieli quhet edhe ‘Jejel’ në tregimin e Kronikave, pasi atje Jejeli përshkruhet si i ati i Nerit, të cilit i lindi Kishi, i ati i Saulit. Libri i Parë i Samuelit 14:50, 51 tregon, gjithashtu, se Abieli (ose Jejeli) ishte i ati i Nerit. Nga tregimi i Kronikave kuptojmë se Jejeli (ose Abieli) kishte edhe nëntë bij të tjerë, njëri prej të cilëve quhej Kish. Pikërisht ky Kish që ishte më i madh në moshë duhet të ketë qenë xhaxhai i Kishit që i lindi Nerit.

Nëse Abieli dhe Jejeli ishin i njëjti person, linja gjenealogjike është siç paraqitet në tabelën e mëposhtme.

[Tabela]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin e shtypur)

Afiahu (pasardhës i Beniaminit)

Bekorati

Zerori

Abieli ose Jejeli

Abdoni Zuri Kishi Baali Neri Nadabi Gedori Ahioja Zakaria Mikloti

(Zekeri)

Abneri Kishi

Sauli

Kështu, kur te 1 Samuelit 9:1 lexojmë se Kishi (d.m.th. Kishi i dytë, babai i Saulit) ishte «biri i Abielit», duket se kuptimi është që ai ishte nipi i Abielit, siç ndodh shpesh nëpër gjenealogjitë biblike, ku mund të mos përmenden një ose më shumë hallka. (Për shembull, megjithëse te 1 Samuelit 10:21 Kishi dhe Sauli përmenden si pjesëtarë të familjes së matritëve, emri i Matrit nuk shfaqet as në tregimet që po shqyrtojmë, as në pjesën tjetër të Biblës.)

Tregimi te 1 Kronikave (8:33; 9:39) duket se e paraqet në mënyrë shumë të qartë Nerin si babanë e Kishit të dytë dhe, nga të dy tregimet, ky duket pa dyshim më i qarti në këtë pikë.​—Shih KISHI nr. 2 dhe 3.

2. Edhe ky një beniaminit.​—Shih ABI-ALBONI.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo