BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wcg kap. 37 f. 166-169
  • «Vendosi në zemër të mos ndotej»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Vendosi në zemër të mos ndotej»
  • Ec me Perëndinë plot guxim
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Gërmo më thellë
  • Reflekto për mësimet
  • Zgjero këndvështrimin
  • Mëso më shumë
  • Të sprovuar, por besnikë ndaj Jehovait!
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
  • Libri i Danielit dhe ti
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
  • Pika kryesore nga libri i Danielit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Jehovai i premton Danielit një shpërblim të mrekullueshëm
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
Shih më tepër
Ec me Perëndinë plot guxim
wcg kap. 37 f. 166-169

37 DANIELI

«Vendosi në zemër të mos ndotej»

Versioni i shtypur
Versioni i shtypur

DANIELI ishte kilometra larg vendlindjes. Familja e tij ishte ndër të shumtat që u mor rob në Babiloni. Udhëtimi nga Juda për në Babiloni mund të ketë zgjatur katër muaj. Në robëri, Danielin dhe të rinj të tjerë i hoqën nga familja dhe i çuan në pallatin mbretëror. Mes tyre ishin edhe Hananiahu, Mishaeli dhe Azariahu. Për Danielin dhe tre miqtë e tij u bë shumë i qartë qëllimi i babilonasve: t’i modelonin sipas kulturës së vet.

Kilometra larg familjes, Danieli tregoi guxim të jashtëzakonshëm dhe nuk bëri kompromis me integritetin

Si fillim, Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, urdhëroi Ashpenazin, kreun e zyrtarëve të oborrit, t’u ndryshonte emrat. Shumë emra hebrenj lëvdonin Perëndinë e vërtetë. Për shembull, Daniel do të thotë «Perëndia është gjykatësi im». Por emrat babilonas zakonisht lëvdonin perënditë e tyre. Ndaj Danielin e quajtën Belteshazar, që do të thotë «Mbroja jetën mbretit». Me sa duket ishte pjesë e një lutjeje drejtuar perëndisë së rremë Bel. Përpos kësaj, mbreti u përpoq t’u rrënjoste këtyre të rinjve bindjet babilonase. Për shembull, urdhëroi t’u mësonin gjuhën kaldease që më pas të shërbenin në pallatin mbretëror. Dhe ky ishte vetëm fillimi.

Gjithë të rinjtë nën mbikëqyrjen e Ashpenazit, duhej të hanin nga ushqimet e zgjedhura të mbretit dhe të pinin nga vera e tij. Mbase disa prej tyre u ndien të nderuar nga ky trajtim special. Por Danieli i pa këto privilegje si kërcënim. Pse?

Danieli mund të ketë arsyetuar: «Babilonasit e dinë shumë mirë se s’mund t’i hamë disa ushqime që Ligji i Jehovait i ndalon. Duke na dhënë ushqime të papastra, mos po përpiqen të na kthejnë kundër Jehovait? Po nëse na japin mish, të cilin Ligji nuk e ndalon, a do ta pastrojnë mirë nga gjaku apo do të përpiqen të na mashtrojnë? Ta zëmë se e pastrojnë mirë nga gjaku, mos ndoshta do t’u lëmë përshtypjen se po adhurojmë perëndi të rreme? Nga ana tjetër, nëse na japin verë me tepri, a do të mbetemi me mendje të kthjellët?»a

Danieli, në një dhomë plot me ushqime të zgjedhura, duke folur me tre shokët e tij. Ashpenazi, kreu i zyrtarëve të oborrit, i sheh, ndërsa të rinjtë e tjerë shijojnë verën, mishin e derrit, karkalecat dhe ushqime të tjera.

Me siguri Danieli duhet të jetë lutur shumë, si dhe të jetë konsultuar me tre shokët e tij. Ai «vendosi në zemër» të bënte atë që i pëlqente Jehovait. Më pas shkoi tek Ashpenazi dhe me takt i kërkoi që ai bashkë me shokët të mos hanin nga ushqimet e ndotura. Jehovai ishte me Danielin, ndaj e nxiti kreun e zyrtarëve të oborrit ta shihte me sy të mirë. Megjithatë, Ashpenazi kishte merak se po të mos i hanin ato ushqime, mund të sëmureshin, dhe Nabukodonosori do t’i kërkonte llogari. Danieli ia kuptoi merakun, dhe më vonë i propozoi një zgjidhje rojtarit që ishte caktuar për ta: për dhjetë ditë, ai bashkë me tre shokët të hanin vetëm perime dhe të pinin vetëm ujë e më pas rojtari t’i krahasonte me të rinjtë e tjerë. Ai ra dakord.

Pas dhjetë ditësh, ndryshimi dukej qartë. Katër të rinjtë ishin më të shëndetshëm se gjithë të tjerët, madje dukeshin aq mirë, sa iu lejua ta vazhdonin dietën. Jehovai e kishte bekuar besimin dhe guximin e tyre, dhe këtë s’do ta harronin kurrë.

Siç do ta shohim në kapitullin vijues, shokët e Danielit u përballën me një sprovë tjetër që kërkonte guxim të jashtëzakonshëm. Edhe Danieli vazhdoi të haste sprova. Prapëseprapë tregoi guxim mbresëlënës derisa vdiq, kur ishte pothuajse 100 vjeç. Në një rast, me guxim, i shpjegoi domethënien e ëndrrave Nabukodonosorit, edhe pse ato përmbanin mesazhe të forta kundër mbretit krenar dhe mbretërisë së tij. Dekada më vonë, interpretoi mesazhin hyjnor në mur që dënonte Belshazarin, mbretin që qeveriste në atë kohë. Ndërsa kur ishte shumë i moshuar, përballoi një sprovë të rëndë besimi: e hodhën në një gropë me luanë të uritur. Në secilin rast tregoi të njëjtin guxim si kur ishte djalosh. Jo më kot engjëlli i Jehovait e quajti «njeri shumë i vyer»!

Lexoje këtë tregim në Bibël:

  • Danieli 1:1-21; 5:12; 10:11

Për diskutim:

Në cilat mënyra tregoi guxim Danieli?

Gërmo më thellë

  1. 1. A e kundërshton Danieli 1:1 atë që thotë Jeremia 25:1? (dp 18-19 ¶14-15)

  2. 2. Si e vërteton një mbishkrim babilonas ekzistencën e ‘thesarit të perëndisë [së Nabukodonosorit]’? (Dan. 1:2; it «Thesari» ¶3-wcgr) (Figura A)

    © The Trustees of the British Museum. Licensed under CC BY-NC-SA 4.0. Source. Modifications: Box added

    Figura A: Mbishkrim ku Nabukodonosori flet për «shtëpinë e thesarit» që gjendej në tempullin e Merodakut

  3. 3. Çfarë roli kishin «priftërinjtë që merreshin me magji»? (Dan. 1:20; it «Shtrigëria dhe magjia» ¶2-6-wcgr) (Figura B)

    Figura B: Pllakë argjile babilonase që tregon si «të shërosh» dikë që mendohej se e kishte sulmuar një demon

  4. 4. Cilat perime mund të ketë përfshirë dieta e Danielit dhe e tre shokëve të tij? (Dan. 1:12; dp 40 ¶25)

Reflekto për mësimet

  • Si mund ta imitojnë të rinjtë besimin e Danielit edhe kur janë larg familjes?

  • Danieli kishte ‘vendosur në zemër’ që më përpara se do të qëndronte besnik. Si e ndihmoi kjo të ishte i guximshëm? (Dan. 1:8) Si mund ta imitojmë? (Figura C)

    Kolazh: 1. Një motër shtatzënë ka hapur Biblën, tabletin, kartën «Jo gjak» dhe bllokun e shënimeve për t’u përgatitur për lindjen. 2. Më vonë, bashkë me të shoqin, shkon te zyra e mjekut për t’i shpjeguar qëndrimin e saj në lidhje me procedurat mjekësore që përfshijnë gjak. Ndërsa mjeku e dëgjon, sheh kartën e saj «Jo gjak».

    Figura C

  • Në cilat mënyra të tjera mund ta imitosh guximin e Danielit?

Zgjero këndvështrimin

  • Çfarë mëson për Jehovain nga ky tregim?

  • Si lidhet ky tregim me qëllimin e Jehovait?

  • Për çfarë do ta pyesësh Danielin kur të ringjallet?

Mëso më shumë

Shih një video që paraqet ngjarjet e këtij tregimi.

Danieli: Një jetë e tërë plot besim—Pjesa 1—Fragment (13:07)

Si mund ta imitojnë të rinjtë guximin dhe besnikërinë e Danielit?

«Mëso nga shembulli i Danielit» (w23.08 2-7)

a Shih Eksodin 34:15; Levitikun 7:26; 11:1-7; Numrat 25:2; Proverbat 20:1.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo