KËNGA 52
I kushtohem Jehovait
Versioni i shtypur
1. Pronar i gjith’ universit
je ti, o Jehova,
krijues i mahnitshëm je,
lartohesh mbi gjithçka.
Je ti dhurues i jetës,
të kemi Atin ton’,
mir’njohës të jemi, Jehova,
për ty, zemra sot këndon!
2. Në ditën e pagëzimit,
Jezui bën betim:
«Po vij të bëj vullnetin tënd,
o Perëndia im.»
Besnik ndaj Atit shërbeu
me aq shum’ dashuri;
model i përsosur ësht’ për ne,
e ndjekim me krenari.
3. O At’, ty sot të kushtohem,
të jap gjith’ shpirtin tim.
Premtoj përjet’ të të shërbej
me zell e vet’mohim.
Dhe Birin tënd, më të shtrenjtin,
për mua, Ati im.
Prandaj, veç për ty do të jetoj,
pranoje kushtimin tim!
(Shih edhe Mat. 16:24; Mar. 8:34; Luka 9:23.)