BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 92 f. 214-f. 215 par. 1
  • Jezui u shfaqet peshkatarëve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezui u shfaqet peshkatarëve
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Buzë detit të Galilesë
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Në Detin e Galilesë
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Ai luftoi me frikën dhe dyshimin
    Imitoni besimin e tyre
  • Ai luftoi me frikën dhe dyshimin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 92 f. 214-f. 215 par. 1
Jezui flet me dishepujt teksa peshqit piqen në zjarr

MËSIMI 92

Jezui u shfaqet peshkatarëve

Pak kohë pasi Jezui iu shfaq apostujve, Pjetri doli të peshkonte në detin e Galilesë. Thomai, Jakovi, Gjoni dhe disa dishepuj të tjerë shkuan me të. Peshkuan gjithë natën, por nuk kapën asgjë.

Herët në mëngjes, panë një burrë që qëndronte në breg. Ai u thirri që andej: ‘A zutë gjë?’ Ata ia kthyen: «Jo.» Burri u tha: «Hidheni rrjetën në të djathtë të varkës.» Kur e hodhën rrjetën, zunë aq shumë peshq, saqë nuk mund t’i tërhiqnin në varkë. Në çast, Gjoni e kuptoi se burri ishte Jezui dhe tha: «Është Zotëria!» Sakaq, Pjetri u hodh në ujë dhe notoi për në breg. Dishepujt e tjerë e ndoqën me varkë.

Kur arritën në breg, panë një zjarr dhe mbi të po piqeshin bukë e peshq. Jezui u tha të sillnin edhe disa nga peshqit që zunë. Pastaj u tha: «Ejani të hani mëngjesin.»

Pjetri shkon në breg te Jezui dhe dishepujt e tjerë e ndjekin me varkë

Pasi hëngrën mëngjesin, Jezui e pyeti Pjetrin: ‘A më do mua më shumë se peshkimin?’ Pjetri iu përgjigj: ‘Po Zotëri, ti e di se unë të dua.’ Jezui i tha: «Ushqeji qengjat e mi.» Jezui e pyeti përsëri: ‘A më do mua Pjetër?’ Pjetri iu përgjigj: ‘Po Zotëri, ti e di që të dua.’ Jezui i tha: «Kulloti delet e mia të vogla.» Jezui e pyeti prapë për herë të tretë. Pjetri u ndie shumë i trishtuar dhe i tha: ‘Zotëri, ti di gjithçka. Ti e di që të dua.’ Jezui ia ktheu: «Ushqeji delet e mia të vogla.» Pastaj shtoi: «Vazhdo të më ndjekësh.»

«[Jezui] u tha: ‘Ejani pas meje dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.’ Ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.»—Mateu 4:19, 20

Pyetje: Çfarë mrekullie bëri Jezui për peshkatarët? Si mendon, pse Jezui e pyeti tri herë Pjetrin: «A më do mua?»

Gjoni 21:1-19, 25; Veprat 1:1-3

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo