BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 72 f. 170-f. 171 par. 2
  • Ndërsa Jezui rritej

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndërsa Jezui rritej
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Ai pranoi drejtimin hyjnor
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Ai siguroi mbrojtje, gjërat e nevojshme dhe ngulmoi
    Imitoni besimin e tyre
  • Ai siguroi mbrojtje, gjërat e nevojshme dhe ngulmoi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Rritet në Nazaret
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 72 f. 170-f. 171 par. 2
Jezui dymbëdhjetë vjeç ulur në mes të mësuesve në tempull

MËSIMI 72

Ndërsa Jezui rritet

Jozefi dhe Maria jetuan në Nazaret me Jezuin dhe fëmijët e tjerë. Jozefi e mbante familjen duke punuar si zdrukthëtar dhe u mësonte për Jehovain dhe Ligjin e tij. Familja shkonte rregullisht në sinagogë që të adhuronte Jehovain dhe 1 herë në vit shkonin në Jerusalem për Festën e Kalimit.

Kur Jezui ishte 12 vjeç, familja bashkë me farefisin bëri si zakonisht udhëtimin e gjatë për në Jerusalem. Qyteti ishte plot me njerëz që kishin ardhur për Festën e Kalimit. Kur festa mbaroi, Jozefi dhe Maria morën rrugën për në shtëpi dhe menduan se Jezui ishte me të afërmit. Por, kur filluan ta kërkonin mes tyre, nuk e gjetën.

U kthyen në Jerusalem dhe e kërkuan djalin për tri ditë. Në fund, shkuan në tempull. Jezui ishte atje, i ulur mes mësuesve, duke dëgjuar me vëmendje dhe duke bërë pyetje të thella. Mësuesve u bëri kaq shumë përshtypje, saqë filluan t’i bënin pyetje. U mahnitën nga përgjigjet e tij dhe panë se ai e kuptonte Ligjin e Jehovait.

Jozefi dhe Maria ishin shumë të shqetësuar. Maria i tha: ‘Të kemi kërkuar gjithandej mor bir! Ku ishe?’ Jezui i tha: «A nuk e dinit se unë duhet të jem në shtëpinë e Atit tim?»

Jezui u kthye me prindërit në shtëpi, në Nazaret. Jozefi i mësoi Jezuit zanatin e zdrukthëtarit. Si mendon, çfarë cilësish kishte Jezui kur ishte i vogël? Ndërsa rritej, Jezui fitonte gjithnjë e më shumë mençuri dhe pëlqimin e Perëndisë e të njerëzve.

Jozefi dhe Maria ulur rreth tavolinës me Jezuin dhe me disa vëllezër e motra të tij

«O Perëndia im, s’kam tjetër kënaqësi veç të bëj vullnetin tënd dhe ligjin tënd e kam thellë në zemër.»—Psalmi 40:8

Pyetje: Ku e gjetën Jezuin Jozefi dhe Maria? Pse Jezui ishte atje?

Mateu 13:55, 56; Marku 6:3; Luka 2:40-52; 4:16; Ligji i përtërirë 16:15, 16

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo