BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 6 f. 20-f. 21 par. 5
  • Tetë veta i mbijetojnë Përmbytjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Tetë veta i mbijetojnë Përmbytjes
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Arka e Noesë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Përmbytja e madhe
    Libri im i tregimeve biblike
  • Noeja ndërton një arkë
    Libri im i tregimeve biblike
  • Perëndia «e ruajti bashkë me shtatë të tjerë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 6 f. 20-f. 21 par. 5
Arka pluskon teksa bie shi

MËSIMI 6

Tetë veta i mbijetojnë Përmbytjes

Noeja, familja e tij dhe kafshët dalin nga arka

Noeja, familja e tij dhe kafshët hynë në arkë. Jehovai e mbylli derën dhe shiu filloi. Ra aq shumë shi, sa arka nisi të lundronte. Në fund, uji mbuloi tërë tokën. Të gjithë njerëzit e këqij vdiqën. Por Noeja dhe familja e tij ishin të sigurt brenda arkës. A e imagjinon dot sa të kënaqur ishin ngaqë iu bindën Jehovait?!

Shiu ra rrëmbyer për 40 ditë e 40 net dhe pastaj pushoi. Avash-avash ujërat filluan të uleshin. Në fund, arka u ndal në një mal. Po kudo kishte akoma shumë ujë, kështu që Noeja me familjen nuk mund të dilnin menjëherë nga arka.

Pak nga pak ujërat u thanë. Noeja dhe familja e tij qëndruan në arkë më shumë se një vit. Më pas Jehovai u tha të dilnin nga arka në një botë pa njerëz të ligj. Ata ishin shumë mirënjohës që Jehovai i kishte shpëtuar dhe e treguan këtë duke i bërë një blatim.

Një ylber

Jehovai u kënaq me blatimin. Ai premtoi se nuk do ta shkatërronte më kurrë tokën me përmbytje. Si shenjë të atij premtimi, ai bëri që të shfaqej në qiell ylberi i parë. A ke parë ndonjëherë ylber?

Më pas Jehovai i tha Noesë dhe familjes së tij ta mbushnin tokën me pasardhës.

«[Njerëzit] nuk kushtuan vëmendje derisa erdhi Përmbytja e i përpiu të gjithë.»—Mateu 24:39

Pyetje: Çfarë ndodhi pasi Jehovai mbylli derën e arkës? Çfarë duhet të na kujtojë ylberi?

Zanafilla 7:1–9:17

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo