BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rj pjesa 5 f. 12-15
  • Kthehu te ‘bariu dhe mbikëqyrësi i shpirtit tënd’

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kthehu te ‘bariu dhe mbikëqyrësi i shpirtit tënd’
  • Kthehu te Jehovai!
  • Material i ngjashëm
  • ‘Kthehu tek unë’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Jehovai të jep fuqi
    Zemra ime i këndon Jehovait
  • Ai të bën të fortë
    Këndojini Jehovait
  • Je një thesar i çmuar për Jehovain!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
Shih më tepër
Kthehu te Jehovai!
rj pjesa 5 f. 12-15

5

Kthehu te ‘bariu dhe mbikëqyrësi i shpirtit tënd’

A ke edhe ti një a më shumë nga vështirësitë që janë shqyrtuar në këtë broshurë? Nëse po, nuk je i vetmi. Mjaft shërbëtorë besnikë të Perëndisë, si në kohët biblike, edhe në ditët tona, kanë pasur vështirësi të ngjashme. Por, ashtu si morën ata ndihmë nga Jehovai për t’i kapërcyer këto vështirësi, po kështu mund të marrësh edhe ti.

Jehovai do të jetë gati të të presë sapo të kthehesh tek ai

JI I sigurt se Jehovai do të jetë gati të të presë sapo të kthehesh tek ai. Ai do të të ndihmojë të përballosh ankthin, të largosh ndjenjat e lënduara dhe të gjesh atë paqe në mendje e në zemër që vjen nga një ndërgjegje e pastër. Atëherë mund të nxitesh përsëri t’i shërbesh Jehovait me bashkadhuruesit e tjerë. Situata jote do të jetë si ajo e disa të krishterëve në shekullin e parë, të cilëve apostulli Pjetër u shkroi: «Ishit si dele dhe po humbitnit rrugën, kurse tani jeni kthyer te bariu dhe mbikëqyrësi i shpirtrave tuaj.»​—1 Pjetrit 2:25.

Të kthehesh te Jehovai është absolutisht gjëja më e mirë që mund të bësh. Pse? Do t’ia gëzosh zemrën atij. (Proverbat 27:11) Siç e di, Jehovai ka ndjenja, prandaj veprimet e tua ndikojnë tek ai. Natyrisht, ai nuk na detyron ta duam dhe t’i shërbejmë. (Ligji i përtërirë 30:19, 20) Ja si e shpjegon një studiues biblik: «Dera e zemrës së njeriut nuk ka dorezë nga jashtë. Ajo duhet hapur nga brenda.» Duke e adhuruar Jehovain me një zemër plot dashuri, ne mund të vendosim ta hapim këtë derë. Kur veprojmë kështu, i japim atij një dhuratë të çmuar​—integritetin tonë—​dhe i sjellim gëzim të jashtëzakonshëm në zemër. Vërtet, asgjë nuk mund të krahasohet me lumturinë që provojmë kur i japim Jehovait adhurimin që meriton.​—Veprat 20:35; Zbulesa 4:11.

Një motër e krishterë joaktive mirëpritet ngrohtësisht në kongregacion

Për më tepër, kur të kthehesh sërish tek adhurimi i krishterë, nevojat e tua frymore do të plotësohen. (Mateu 5:3) Në ç’kuptim? Njerëzit anembanë botës pyesin veten: «Pse ekzistojmë?» Ata janë të etur për përgjigjet e pyetjeve rreth qëllimit të jetës. Njerëzit e kanë këtë nevojë sepse Jehovai i krijoi me të. Ai na projektoi që ta gëzojmë jetën duke i shërbyer. S’mund të kemi kënaqësi më të madhe se ajo që vjen nga dijenia se po e adhurojmë Jehovain ngaqë e duam.​—Psalmi 63:1-5.

Të lutemi, mos harro se Jehovai dëshiron që të kthehesh tek ai. Si mund të jesh i sigurt? Mendo këtë: kjo broshurë u përgatit me kujdes dhe me shumë lutje. Ndoshta tek ajo ta drejtoi vëmendjen një plak i krishterë ose një bashkëbesimtar tjetër. Pastaj u nxite ta lexosh dhe të reagosh ndaj mesazhit të saj. E gjithë kjo është një provë se Jehovai nuk të ka harruar. Përkundrazi, po të tërheq me butësi drejt tij.​—Gjoni 6:44.

Mund të marrim zemër duke e ditur se Jehovai nuk i harron kurrë shërbëtorët e tij që kanë humbur rrugën. Pikërisht këtë kuptoi edhe një motër me emrin Dona. Ajo tha: «U largova nga e vërteta dalëngadalë, por shpesh meditoja rreth Psalmit 139:23, 24 që thotë: ‘Më heto fund e krye, o Perëndi, dhe njihe zemrën time. Më shqyrto dhe njih mendimet që më turbullojnë. Shih nëse ka tek unë ndonjë udhë që do të më sillte dhembje, dhe më drejto për në udhën e përjetësisë.’ E dija se nuk i përkitja botës​—asnjëherë nuk u përshtata vërtet me të—​dhe e dija se vendi im ishte në organizatën e Jehovait. Nisa të kuptoja se Jehovai nuk më kishte braktisur kurrë; thjesht kisha nevojë të gjeja rrugën e kthimit për tek ai. Dhe sa e lumtur jam që e gjeta!»

«Nisa të kuptoja se Jehovai nuk më kishte braktisur kurrë; thjesht kisha nevojë të gjeja rrugën e kthimit për tek ai»

Lutemi me gjithë zemër që edhe ti të përjetosh sërish gëzimin që të jep Jehovai. (Nehemia 8:10) Asnjëherë nuk do të të vijë keq që u ktheve te Jehovai.

Përgjigje për pyetjet e atyre që duan të kthehen te Jehovai

NGA T’IA FILLOJ?

Një motër e krishterë joaktive po lexon Biblën

Dikush që ka qenë sëmurë, ndoshta ka nevojë të rifillojë rutinën normale dalëngadalë. Po kështu, ti mund të forcohesh si i krishterë duke u përpjekur të marrësh të paktën ca ushqim frymor çdo ditë. Mos mendo se duhet të bësh gjithçka menjëherë. Mbase mund të kalosh ca minuta duke lexuar Biblën ose duke dëgjuar një pjesë të saj të incizuar, duke studiuar një nga botimet tona, duke kërkuar në sitin tonë të Internetit jw.org ose duke parë një nga programet që transmetohen në jw.org. Po ashtu, përpiqu të ndjekësh një mbledhje kongregacioni sapo të mundesh. Mbi të gjitha, lutju Jehovait dhe kërkoji ndihmë. ‘Hidh gjithë ankthin tënd mbi të, sepse ai interesohet për ty.’​—1 Pjetrit 5:7.

«Pasi u bëra joaktive, kisha shumë turp edhe të lutesha. Kur mora guxim të lutesha, një plak nga kongregacioni vendës foli me mua. Ai më ndihmoi të kuptoja se Jehovai nuk kishte hequr dorë nga unë. Plaku më sugjeroi të filloja të lexoja Biblën çdo ditë. Kur e bëra këtë, mora forcë të shkoja përsëri në mbledhje. Me kohë, nisa të dilja sërish në shërbim. Jam shumë e lumtur që Jehovai nuk hoqi dorë kurrë nga unë.»​—Eva.

SI DO TË MË PRESË KONGREGACIONI?

Ji i sigurt se pjesëtarët e kongregacionit do të të mirëpresin me ngrohtësi. Në vend që të të kritikojnë ose të të gjykojnë, do të të shprehin dashurinë e tyre dhe do të bëjnë gjithçka munden për të të dhënë zemër.​—Hebrenjve 10:24, 25.

«Kisha siklet të kthehesha në Sallën e Mbretërisë. Vrisja mendjen si do të silleshin me mua miqtë. Një nga motrat e moshuara që kishte qenë atje 30 vjet më parë më tha: ‘Mirë se erdhe në shtëpi, bir!’ Kjo më preku vërtet. Isha tamam në shtëpi.»​—Havieri.

«Shkova në Sallën e Mbretërisë dhe u ula në rreshtin e fundit që të mos më vërente njeri. Por, ngaqë i ndiqja mbledhjet aty kur isha fëmijë, shumë më njohën. Ata më mirëpritën dhe më përqafuan me kaq përzemërsi, sa më pushtoi një paqe. Ishte sikur isha kthyer në shtëpi.»​—Marko.

SI DO TË MË NDIHMOJNË PLEQTË?

Pleqtë do të të trajtojnë me dashamirësi. Ata do të të lavdërojnë që dëshiron të rindezësh «dashurinë e fillimit». (Zbulesa 2:4) Me mëshirë do të të ndihmojnë të ndreqësh çdo gabim dhe këtë do ta bëjnë «me një frymë butësie». (Galatasve 6:1; Proverbat 28:13) Pleqtë mund të marrin masa që dikush të studiojë me ty, ndoshta me një botim të tillë, si libri Gëzoje jetën përgjithmonë ose T’i afrohemi Jehovait. Ji i sigurt se pleqtë do të të inkurajojnë dhe do të të mbështetin në çdo hap të udhës.​—Isaia 32:1, 2.

«Për tetë vjet që isha joaktiv, pleqtë përpiqeshin të më ndihmonin vazhdimisht. Një ditë, një plak më tregoi disa foto që kishim bërë bashkë. Më sollën kaq shumë kujtime të mrekullueshme, sa nisa të dëshiroja me zjarr gëzimin që provoja kur i shërbeja Jehovait. Me dashuri, pleqtë më ndihmuan të kisha sërish një rutinë frymore.»​—Viktori.

«Jehovai të jep fuqi»

Dy motra me një libër këngësh po këndojnë në një mbledhje kongregacioni

Libri ynë i këngëve, Zemra ime i këndon Jehovait, përmban shumë këngë të gjalla që mund të të ngushëllojnë e të të japin zemër teksa rifillon aktivitetet frymore. Shqyrto për shembull tekstin e këngës numër 38. Kjo këngë që bazohet te fjalët e 1 Pjetrit 5:10 titullohet «Jehovai të jep fuqi».

  1. Nga Ati Jehova t’u bë kjo ftes’ e ngroht’:

    ‘Jeto në drit’ e bëhu miku im!’

    Në zemrën tënde pa uri për drejtësin’,

    sinqeritet, nevoj’ për miratim.

    Pranove ftesën me gatishmëri,

    tani je pron’ e tij në përjet’si.

  2. Thesar i çmuar je për Atin Jehova,

    ndaj zemra jote le të buzëqesh’!

    Dha më të shtrenjtin Bir, prandaj kurr’ mos dysho

    se Atin tënd gjithnjë pran’ do ta kesh.

    Një jet’ me sakrifica e besim

    përher’ do ta kujtoj’ me vlerësim.

    (REFRENI)

    Me gjak të shtrenjt’ të bleu, k’të kurr’ mos e harro!

    Fuqi do të të jap’, ndaj mos u ligështo.

    Me krah të plotfuqishëm të rri pran’, se të do.

    Fuqi do të të jap’, ndaj mos u ligështo.

Këndojini Jehovait—Interpretime vokale

Për të dëgjuar interpretimet vokale të kësaj kënge dhe të këngëve të tjera të Mbretërisë shko në jw.org.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo