BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jy kap. 58 f. 140-f. 141 par. 2
  • Jezui shton bukët dhe jep paralajmërim për majanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezui shton bukët dhe jep paralajmërim për majanë
  • Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Material i ngjashëm
  • Bukët dhe majaja
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Ushqen mijëra veta me pak bukë dhe peshq
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • «Ruhuni nga majaja e farisenjve dhe e saducenjve»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Vjen brumi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
jy kap. 58 f. 140-f. 141 par. 2
Jezui dhe disa dishepuj në varkë

KAPITULLI 58

Jezui shton bukët dhe jep paralajmërim për majanë

MATEU 15:32–16:12 MARKU 8:1-21

  • JEZUI USHQEN 4.000 BURRA

  • PARALAJMËRON PËR MAJANË E FARISENJVE

Në rajonin e Dekapolit, në bregun lindor të detit të Galilesë, rreth Jezuit dynden turma të mëdha që kanë ardhur për ta dëgjuar e për t’u shëruar. Kanë marrë me vete shporta ose kosha të mëdha plot me ushqime.

Mirëpo, pas ca kohësh Jezui u thotë dishepujve: «Më vjen keq për turmën, sepse tashmë kanë tri ditë që qëndrojnë me mua dhe nuk kanë ç’të hanë. Nëse i nis pa ngrënë në shtëpi, do t’u bjerë të fikët rrugës, meqë disa prej tyre vijnë nga larg.» Dishepujt e pyesin: «E ku mund të gjendet bukë në këtë vend të veçuar për të ngopur gjithë këta njerëz?»—Marku 8:2-4.

Një burrë mban shportën ndërkohë që Jezui thyen bukën

Jezui pyet: «Sa bukë keni?» Dishepujt përgjigjen: «Shtatë, dhe ca peshq të vegjël.» (Mateu 15:34) Pastaj Jezui u thotë njerëzve të shtrohen përtokë. Merr bukët dhe peshqit, i lutet Perëndisë dhe ua jep dishepujve që t’ua shpërndajnë njerëzve. Çuditërisht, të gjithë hanë derisa ngopen. Me ushqimin që mbetet mbushen plot shtatë shporta të mëdha, edhe pse kanë ngrënë 4.000 burra, si edhe shumë gra e fëmijë.

Pasi Jezui nis turmën, i hipën varkës bashkë me dishepujt për në Magadan, në bregun perëndimor të detit të Galilesë. Këtu, farisenjtë bashkë me disa nga sekti i saducenjve mundohen ta vënë në provë dhe i kërkojnë t’u tregojë një shenjë nga qielli.

Jezui dallon motivet e tyre, ndaj u thotë: «Kur bie mbrëmja, ju thoni: ‘Do të jetë mot i mirë, sepse qielli është flakë i kuq’, dhe në mëngjes: ‘Sot do të jetë mot i keq dhe do të bjerë shi, sepse qielli është flakë i kuq, por i vranët.’ Ju dini t’i interpretoni dukuritë e qiellit, por nuk ditkeni t’i interpretoni shenjat e kohëve?!» (Mateu 16:2, 3) Pastaj Jezui u thotë farisenjve dhe saducenjve se nuk do t’u jepet asnjë shenjë, përveç shenjës së Jonait.

Tani Jezui dhe dishepujt hipin në varkë dhe shkojnë në drejtim të Betsaidës në bregun verilindor të detit. Rrugës, dishepujt kuptojnë që kanë harruar të marrin mjaftueshëm bukë. Kanë vetëm një bukë. Ndërkohë Jezui e ka mendjen te biseda e fundit me farisenjtë dhe saducenjtë përkrahës të Herodit, ndaj i paralajmëron: «Mbajini sytë hapur dhe ruhuni nga majaja e farisenjve dhe e Herodit.» Gabimisht dishepujt mendojnë se, kur Jezui përmend majanë, e ka fjalën për bukët që kanë harruar të marrin. Ngaqë e kupton këtë Jezui thotë: «Pse flisni mes jush që nuk keni bukë?»—Marku 8:15-17.

Jezui sapo kishte ushqyer me bukë mijëra veta. Dishepujt duhet ta kuptojnë se nuk e ka fjalën për bukën e mirëfilltë. Jezui i pyet: «A nuk ju kujtohet sa shporta plot me copa mblodhët, kur theva pesë bukë për 5.000 burra?» Ata përgjigjen: «Dymbëdhjetë.» Pastaj Jezui u thotë: «Po kur theva shtatë bukë për 4.000 burra, sa shporta të mëdha plot me copa mblodhët?» Ata ia kthejnë: «Shtatë.»—Marku 8:18-20.

Atëherë Jezui i pyet: «Si nuk e kuptoni që nuk ju fola për bukë, por që të ruheni nga majaja e farisenjve dhe e saducenjve?!»—Mateu 16:11.

Më në fund dishepujt e kapin pikën. Majaja përdoret për të fermentuar dhe për të sjellë brumin. Këtu Jezui po e përdor majanë si simbol të prishjes a të korruptimit. Ai i paralajmëron dishepujt të ruhen nga «mësimet e farisenjve dhe të saducenjve», që kanë një ndikim korruptues.—Mateu 16:12.

  • Pse mblidhen njerëzit rreth Jezuit?

  • Çfarë kuptojnë gabimisht dishepujt kur Jezui përmend majanë?

  • Çfarë po thotë Jezui me shprehjen «majaja e farisenjve dhe e saducenjve»?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo