BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • hf pjesa 4 pyet. 1-2
  • Si t’i administroni paratë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si t’i administroni paratë?
  • Familja jote mund të jetë e lumtur
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • 1 PLANIFIKONI ME KUJDES
  • 2 JI I HAPUR DHE REALIST
  • Si të administroni paratë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Një pikëpamje e ekuilibruar për paratë
    Zgjohuni!—2015
  • Paratë
    Zgjohuni!—2014
  • A janë paratë rrënja e çdo gjëje të keqe?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Familja jote mund të jetë e lumtur
hf pjesa 4 pyet. 1-2
Një çift planifikojnë me kujdes si të administrojnë paratë

PJESA 4

Si t’i administroni paratë?

‘Duke u këshilluar së bashku, planet janë të sigurta.’—Proverbat 20:18, BR, anglisht

Të gjithëve na duhen para që të plotësojmë nevojat e familjes. (Proverbat 30:8) Në fund të fundit, ‘paraja është mbrojtje’. (Eklisiastiu 7:12) Si çift, mund ta keni të vështirë të flisni për paratë, por mos lejoni që ato t’ju krijojnë probleme në martesë. (Efesianëve 4:32) Bashkëshortët duhet të kenë besim te njëri-tjetri dhe të vendosin së bashku si t’i shpenzojnë paratë.

1 PLANIFIKONI ME KUJDES

ÇFARË THOTË BIBLA: «Kush nga ju, kur dëshiron të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë që të llogaritë shpenzimet, për të parë nëse ka mjaftueshëm për ta përfunduar atë?» (Luka 14:28) Është thelbësore të planifikoni së bashku si do t’i shpenzoni paratë. (Amosi 3:3) Vendosni çfarë ju duhet të blini dhe sa mund të shpenzoni. (Proverbat 31:16) Fakti që keni para për të blerë diçka nuk do të thotë medoemos se duhet ta blini. Përpiquni t’i shmangni borxhet. Shpenzoni vetëm paratë që keni.—Proverbat 21:5; 22:7.

JA Ç’MUND TË BËSH:

  • Nëse në fund të muajit ju teprojnë para, vendosni së bashku çfarë do të bëni me to

  • Nëse keni një deficit, bëni plane specifike për të ulur shpenzimet. Për shembull, mund të gatuani vetë, në vend që të hani jashtë

Një çift mendojnë për blerje të mëdha

2 JI I HAPUR DHE REALIST

ÇFARË THOTË BIBLA: ‘Kujdesu me ndershmëri për çdo gjë, jo vetëm në sytë e Jehovait, por edhe në sy të njerëzve.’ (2 Korintasve 8:21) Ji i ndershëm dhe tregoji bashkëshortit sa fiton dhe sa shpenzon.

Këshillohu gjithmonë me bashkëshortin për vendime financiare të mëdha. (Proverbat 13:10) Komunikimi për paratë do t’ju ndihmojë të ruani paqen në martesë. Konsideroji të ardhurat që fiton jo si paratë e tua, por si të familjes.—1 Timoteut 5:8.

Një çift bëjnë pazar me listë në dorë

JA Ç’MUND TË BËSH:

  • Bini dakord se sa mund të shpenzojë secili pa pasur nevojë të këshillohet me tjetrin

  • Mos pritni derisa të lindë një problem që të flisni për paratë

PIKËPAMJA PËR PARATË

Megjithëse paratë janë të rëndësishme, mos lejo që ato të të prishin martesën ose të të shkaktojnë ankth të panevojshëm. (Mateu 6:25-34) Nuk ke nevojë për shumë para për ta gëzuar jetën. Bibla thotë: «Ruhuni nga çdo lloj lakmie.» (Luka 12:15) Asgjë që mund të blihet me para nuk është më e çmuar se martesa. Prandaj, kënaqu me atë që ke dhe kurrë mos e lër pas dore marrëdhënien me Perëndinë. Nëse vepron kështu, do të kesh familje të lumtur dhe miratimin e Jehovait.—Hebrenjve 13:5.

PYET VETEN . . .

  • Çfarë mund të bëjmë si familje që të mos futemi në borxhe?

  • Kur ishte hera e fundit që unë dhe bashkëshorti folëm hapur për gjendjen financiare?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo