BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jl mësimi 10
  • Çfarë është adhurimi familjar?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë është adhurimi familjar?
  • Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
  • Material i ngjashëm
  • Ndihmë për familjet
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Si të kesh një familje të lumtur?—Pjesa 2
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Adhuroni Jehovain si familje
    Familja jote mund të jetë e lumtur
  • Adhurimi Familjar—A mund ta bëni më të këndshëm?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
Shih më tepër
Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
jl mësimi 10

MËSIMI 10

Çfarë është adhurimi familjar?

Një familje kënaqet gjatë adhurimit familjar

Koreja e Jugut

Një çift studiojnë Biblën së bashku

Brazil

Një Dëshmitar i Jehovait studion Biblën

Australi

Familja diskuton një temë biblike

Guine

Që nga kohët e lashta, Jehovai ka dashur që familjet të kalojnë kohë së bashku, duke forcuar kështu marrëdhënien me Të dhe me njëri-tjetrin. (Ligji i përtërirë 6:6, 7) Ja pse Dëshmitarët e Jehovait lënë një kohë të caktuar çdo javë gjatë së cilës familja adhuron Perëndinë tok. Gjatë saj diskutojnë në një atmosferë të çlirët tema të bazuara në Shkrime, të përshtatshme për nevojat e tyre. Edhe nëse jeton vetëm, kjo mund të jetë një kohë e çmuar që e kalon me Perëndinë, duke ndjekur një projekt për studimin e Biblës që e zgjedh vetë.

Është një kohë për t’u afruar më shumë me Jehovain. «Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet.» (Jakovi 4:8) E njohim më mirë Jehovain kur mësojmë hollësi për personalitetin dhe për veprimet e tij nëpërmjet faqeve të Fjalës së tij të shkruar. Një mënyrë e thjeshtë për të nisur adhurimin familjar është të kaloni ca kohë duke lexuar Biblën me zë së bashku, ndoshta sipas programit javor të mbledhjes Jeta dhe shërbimi. Secilit pjesëtar të familjes mund t’i caktohet të lexojë një pjesë, e pastaj të gjithë mund të diskutojnë për ato që mësuan nga Shkrimet.

Është një kohë për t’u afruar më shumë me familjarët. Burrat dhe gratë, si edhe prindërit e fëmijët, i forcojnë lidhjet mes tyre kur e studiojnë Biblën si familje. Kjo duhet të jetë një kohë kur familja gjen gëzim dhe prehje, një moment i javës që mezi e pret. Në varësi të moshës së fëmijëve, prindërit mund të zgjedhin për diskutim tema praktike, mbase duke përdorur rubrika nga revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! ose nga siti ynë jw.org/​sq. Mund të flitni për ndonjë problem që kanë ndeshur në shkollë dhe si ta përballojnë. Pse të mos shihni një nga programet në JW Broadcasting (tv.jw.org) dhe më pas ta diskutoni së bashku? Mund të kënaqeni duke praktikuar këngët që do të këndohen në mbledhje dhe, pas adhurimit familjar, ndoshta pini a hani diçka të lehtë.

Kjo kohë e veçantë që kaloni çdo javë duke adhuruar Perëndinë së bashku do t’ju ndihmojë të gjithëve në familje të gjeni kënaqësi në Fjalën e Perëndisë, dhe ai do t’i bekojë bujarisht përpjekjet tuaja.—Psalmi 1:1-3.

  • Pse lëmë mënjanë kohë për adhurimin familjar?

  • Si mund ta bëjnë të këndshëm këtë rast prindërit për të gjithë në familje?

MËSO MË SHUMË

Merr ide nga të tjerët në kongregacion se çfarë diskutojnë në adhurimin familjar. Gjithashtu, shiko çfarë botimesh ka në Sallën e Mbretërisë që mund t’ju ndihmojnë t’i mësoni fëmijët për Jehovain.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo