BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rk pjesa 2 f. 4-5
  • Çfarë do të thotë të kesh vërtet besim?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë do të thotë të kesh vërtet besim?
  • Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Si mund ta zhvillosh një besim të tillë?
  • Trego besim te premtimet e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Besimi—Një cilësi forcëdhënëse
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • «Na jep më shumë besim»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Si të tregosh vërtet besim sot?
    Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur
Shih më tepër
Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur
rk pjesa 2 f. 4-5

PJESA 2

Çfarë do të thotë të kesh vërtet besim?

Një burrë duke vëzhguar paratë

Nëse nuk ke vërtet besim, është sikur të kesh para fallso

TË KESH vërtet besim nuk do të thotë vetëm të besosh se Perëndia ekziston. Ka miliona njerëz që besojnë te Perëndia, e megjithatë me dashje bëjnë gjëra të këqija. Një «besim» i tillë është si paraja fallso. Duket si e vërtetë, por në fakt nuk ka vlerë. Atëherë, çfarë do të thotë të kesh vërtet besim?

Njohuria e saktë për Shkrimet e Shenjta është baza për të pasur vërtet besim. Këto shkrime nga Perëndia na thonë të vërtetën rreth tij dhe na ndihmojnë ta njohim. Shkrimet na zbulojnë ligjet, qëllimet dhe mësimet e tij. Ja disa prej këtyre mësimeve:

  • Perëndia është një i vetëm. Nuk ka asnjë tjetër si ai.

  • Jezui nuk është Perëndia i Plotfuqishëm. Ai është profet i Perëndisë.

  • Perëndia e dënon idhujtarinë në të gjitha format e saj.

  • mbi njerëzit do të vijë një ditë gjykimi.

  • shumë e shumë të vdekur do të ringjallen në Parajsë.

Nëse ke vërtet besim, do të bësh vepra të mira. Këto vepra e nderojnë Perëndinë e po ashtu u sjellin dobi vetes sonë dhe të tjerëve. Ja disa vepra të mira:

  • të adhurosh Perëndinë.

  • të zhvillosh cilësi që i pëlqejnë Perëndisë, sidomos dashurinë.

  • të hedhësh poshtë mendimet dhe dëshirat e këqija.

  • të ruash besimin te Perëndia pavarësisht nga problemet dhe vështirësitë.

  • t’i mësosh të tjerët për Perëndinë.

Një familje i sjell ushqim një gruaje të moshuar

Nëse ke vërtet besim, do të bësh vepra të mira

Si mund ta zhvillosh një besim të tillë?

Një burrë ushtrohet për të forcuar muskujt e tij

Nëse ke vërtet besim, do të bësh vepra të mira

Kërkoji ndihmë Perëndisë. Profeti Moisi iu lut Perëndisë: «Bëmë të njoh udhët e tua, që të të njoh e të gjej hir në sytë e tu.»a Perëndia ia dëgjoi lutjen dhe ia plotësoi. Moisiu u bë një shembull i jashtëzakonshëm besimi. Perëndia do të të ndihmojë edhe ty që të zhvillosh një besim të tillë.

Lër kohë për të studiuar Shkrimet e Shenjta. Librat nga Perëndia, si Ligji i Moisiut, Psalmet dhe ungjijtë, mund të gjenden në Shkrimet e Shenjta ose ndryshe në Bibël, që është libri më i përkthyer dhe më i shpërndarë në botë. A ke një kopje të këtyre shkrimeve?

Zbatoji këshillat e Shkrimeve të Shenjta në jetën e përditshme. Besimi, ashtu si një muskul, rritet kur e përdorim. Nëse vepron në bazë të besimit, edhe besimi yt do të rritet. Do të shohësh me sytë e tu se këshillat e Perëndisë janë vërtet të vlefshme. Në fakt, këshillat praktike që gjenden në Shkrimet e Shenjta, ua kanë përmirësuar jetën miliona njerëzve. Lexo më tej për të parë disa shembuj.

a Dalja 33:13.

Si do të përgjigjeshe?

  • Cila është baza për të pasur vërtet besim?

  • Çfarë veprash të mira do të bësh nëse ke vërtet besim?

  • Si mund ta zhvillosh një besim të tillë?

Perëndia e mbron Fjalën e tij

Jemi të sigurt se Perëndia i ka ruajtur Shkrimet e Shenjta në një formë të pastër për ne sot. Perëndia i Plotfuqishëm është në gjendje ta mbrojë librin e vet. Fjala e tij thotë: «Bari thahet, lulja vyshket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përgjithmonë.»​—Isaia 40:8.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo