BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bm pjesa 24 f. 27-28
  • Pavli u shkruan kongregacioneve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pavli u shkruan kongregacioneve
  • Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Material i ngjashëm
  • Këshilla për besimin, sjelljen dhe dashurinë
    Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Timoteu: ‘Bir i vërtetë në besim’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Pavli në Romë
    Libri im i tregimeve biblike
  • Bibla—Plotësisht e harmonishme
    Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve?
Shih më tepër
Bibla: Cili është mesazhi i saj?
bm pjesa 24 f. 27-28
Pavli dikton një letër ndërsa ishte në arrest shtëpie

PJESA 24

Pavli u shkruan kongregacioneve

Letrat e Pavlit forcojnë të krishterët e shekullit të parë

KONGREGACIONI i krishterë i sapoformuar do të luante një rol të rëndësishëm në përmbushjen e qëllimit të Jehovait. Por shumë shpejt, të krishterët e shekullit të parë u bënë objekt sulmi. A do t’i mbeteshin besnikë Perëndisë përballë përndjekjes nga jashtë kongregacionit dhe rreziqeve më tinëzare nga brenda tij? Shkrimet e Krishtere Greke përmbajnë 21 letra që siguruan këshillat dhe inkurajimin e duhur.

Katërmbëdhjetë letra, nga Romakëve deri te Hebrenjve, u shkruan nga apostulli Pavël. Ato mbajnë emrin e individit ose të vendeve ku ndodheshin kongregacionet të cilave iu dërguan. Shqyrto disa nga temat që trajtoheshin në letrat e Pavlit.

Këshilla për moralin dhe sjelljen. Ata që praktikojnë imoralitetin, kurorëshkeljen dhe mëkate të tjera të rënda, «nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë». (Galatasve 5:19-21; 1 Korintasve 6:9-11) Adhuruesit e Perëndisë duhet të jenë të bashkuar, pavarësisht nga kombësia. (Romakëve 2:11; Efesianëve 4:1-6) Duhet të japin me gëzim për të ndihmuar bashkëbesimtarët nevojtarë. (2 Korintasve 9:7) «Lutuni pa pushim»,—thotë Pavli. Po, adhuruesit nxiten t’ia zbrazin zemrën Jehovait në lutje. (1 Selanikasve 5:17; 2 Selanikasve 3:1; Filipianëve 4:6, 7) Lutjet duhen bërë me besim, që Perëndia t’i dëgjojë.—Hebrenjve 11:6.

Ç’do t’i ndihmojë familjet të kenë sukses? Burrat duhet t’i duan gratë e tyre si vetë trupat e tyre. Gratë duhet të kenë respekt të thellë për burrat e tyre. Fëmijët duhet t’u binden prindërve, sepse kjo i pëlqen Perëndisë. Prindërit duhet t’i drejtojnë e t’i stërvitin fëmijët me dashuri, duke përdorur parimet hyjnore.—Efesianëve 5:22–6:4; Kolosianëve 3:18-21.

Hartë e vendeve ku Pavli shkroi letra

Qëllimi i Perëndisë qartësohet më tej. Shumë aspekte të Ligjit të Moisiut shërbenin për të mbrojtur e drejtuar izraelitët derisa të vinte Krishti. (Galatasve 3:24) Kurse të krishterët nuk kanë nevojë të zbatojnë Ligjin që të adhurojnë Perëndinë. Kur u shkroi hebrenjve, pra, të krishterëve me origjinë hebraike, Pavli e bëri shumë më të qartë domethënien e Ligjit dhe si përmbushet te Krishti qëllimi i Perëndisë. Pavli shpjegoi se disa aspekte të Ligjit kishin vlerë profetike. Për shembull, flijimi i kafshëve paraqiste vdekjen flijuese të Jezuit, që do të sillte faljen e vërtetë të mëkateve. (Hebrenjve 10:1-4) Me anë të vdekjes së Jezuit, Perëndia e hoqi besëlidhjen e Ligjit, sepse nuk nevojitej më.—Kolosianëve 2:13-17; Hebrenjve 8:13.

Një kongregacion i shekullit të parë dëgjon teksa lexohet një nga letrat e Pavlit

Udhëzime për organizimin e duhur të kongregacionit. Burrat që dëshirojnë të mbajnë përgjegjësi në kongregacion, duhet të kenë norma të larta morale e të plotësojnë kërkesat e parashtruara në Bibël. (1 Timoteut 3:1-10, 12, 13; Titit 1:5-9) Adhuruesit e Perëndisë Jehova duhet të mblidhen rregullisht me bashkëbesimtarët për të inkurajuar njëri-tjetrin. (Hebrenjve 10:24, 25) Mbledhjet për adhurim duhet të jenë ndërtuese dhe të dobishme.—1 Korintasve 14:26, 31.

Kur i shkroi letrën e dytë Timoteut, Pavli ishte përsëri në Romë, i burgosur e në pritje të gjyqit. Vetëm pak njerëz të guximshëm rrezikuan të shkonin ta takonin. Pavli e dinte se s’i kishte mbetur shumë kohë. Ai tha: «Luftën e shkëlqyer e bëra, vrapimin e përfundova, besimin e ruajta.» (2 Timoteut 4:7) Ka mundësi që pak më vonë Pavlin ta kenë vrarë për besimin. Por, letrat e tij i udhëheqin adhuruesit e vërtetë të Perëndisë edhe sot e kësaj dite.

—Bazuar te Romakëve; 1 Korintasve; 2 Korintasve; Galatasve; Efesianëve; Filipianëve; Kolosianëve; 1 Selanikasve; 2 Selanikasve; 1 Timoteut; 2 Timoteut; Titit; Filemonit; Hebrenjve.

  • Ç’këshilla për moralin dhe sjelljen përmbajnë letrat e Pavlit?

  • Si hodhi dritë Pavli mbi përmbushjen e qëllimit të Perëndisë te Krishti?

  • Ç’udhëzime dha Pavli për organizimin e duhur të kongregacionit?

KUSH ËSHTË FARA E PREMTUAR?

Pasi Adami dhe Eva mëkatuan, Perëndia i tha gjarprit me një gjuhë të figurshme: «Unë do të vë armiqësi mes teje dhe gruas, mes farës sate dhe farës së saj. Ai do të të shtypë kokën, dhe ti do ta plagosësh në thembër.» (Zanafilla 3:15) Shkrimet përcaktojnë se «gjarpri i hershëm» është Djalli. (Zbulesa 12:9) Kurse identiteti i Farës ose Çlirimtarit të premtuar nga Perëndia, ishte një sekret që u zbulua dalëngadalë në Bibël përgjatë shekujve.

Rreth 2.000 vjet pas mëkatit të Adamit dhe Evës, Jehovai tregoi se Fara e premtuar do të vinte nga linja gjenealogjike e Abrahamit. (Zanafilla 22:17, 18) Shekuj më vonë, apostulli Pavël bëri të ditur se pjesa kryesore e Farës është Mesia, Jezu Krishti. (Galatasve 3:16) Në përputhje me Zanafillën 3:15, në kuptim të figurshëm Jezui u plagos «në thembër» kur e vranë. Por Perëndia e ringjalli «në frymë».—1 Pjetrit 3:18.

Perëndia vuri si qëllim që edhe 144.000 njerëz të bëheshin pjesë dytësore e farës. (Galatasve 3:29; Zbulesa 14:1) Ata ringjallen në jetën në qiell si bashkëtrashëgimtarë me Krishtin në Mbretërinë qiellore.—Romakëve 8:16, 17.

Si Mbret i fuqishëm në qiell, Jezui së shpejti do ta zhdukë Djallin dhe farën e tij, pra, njerëzit e ligj dhe demonët që ndjekin Satanain. (Gjoni 8:44; Efesianëve 6:12) Mbretërimi i Jezuit do t’u sjellë paqe e gëzim të gjithë njerëzve të bindur. Kështu, së fundi ai ‘do t’i shtypë kokën’ gjarprit, duke e asgjësuar krejt.—Hebrenjve 2:14.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo