BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bm pjesa 7 f. 10
  • Perëndia çliron bijtë e Izraelit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Perëndia çliron bijtë e Izraelit
  • Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Material i ngjashëm
  • «Shko te faraoni»
    Ec me Perëndinë plot guxim
  • Të njohim udhët e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Libri biblik numër 2​—Dalja
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Moisiu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Bibla: Cili është mesazhi i saj?
bm pjesa 7 f. 10
Moisiu mban dy pllakat prej guri me Dhjetë Urdhërimet

PJESA 7

Perëndia çliron bijtë e Izraelit

Jehovai sjell plagë mbi Egjipt dhe Moisiu nxjerr që andej popullin e Izraelit. Perëndia i jep Izraelit Ligjin nëpërmjet Moisiut

PËR shumë vjet, bijtë e Izraelit jetuan në Egjipt, u begatuan e u shtuan. Por më pas doli një faraon i ri, që nuk e njihte Jozefin. Ai tiran i lig kishte frikë nga izraelitët që sa vinin e shtoheshin, prandaj i ktheu në skllevër dhe urdhëroi që të gjithë djemtë e sapolindur t’i mbytnin në lumin Nil. Por një nënë trime e mbrojti foshnjën e vet dhe e fshehu në një kanistër mes kallamave të lumit. Foshnjën e gjeti bija e faraonit, ia vuri emrin Moisi (i njohur edhe si Musa) dhe e rriti në oborrin mbretëror egjiptian.

Kur ishte 40 vjeç, Moisiu u fut në telashe pasi mbrojti një skllav izraelit nga një përgjegjës egjiptian që po e rrihte. Moisiu ia mbathi në një vend të largët, ku jetoi si i mërguar. Kur Moisiu ishte 80 vjeç, Perëndia e dërgoi përsëri në Egjipt që të dilte para faraonit e t’i kërkonte çlirimin e popullit të Perëndisë.

Faraoni refuzoi prerazi. Prandaj, Perëndia e goditi Egjiptin me dhjetë plagë. Sa herë që Moisiu dilte para faraonit që t’i jepte një mundësi për të shmangur plagën tjetër, ky tregohej kokëfortë, duke përbuzur Moisiun dhe Perëndinë e tij, Jehovain. Së fundi, plaga e dhjetë solli vdekjen e të gjithë të parëlindurve të vendit, me përjashtim të familjeve që iu bindën Jehovait duke lyer shtalkat e dyerve me gjakun e një qengji të flijuar. Engjëlli që dërgoi Perëndia për të vrarë të parëlindurit, kaloi sipër atyre shtëpive. Më pas, izraelitët e përkujtuan këtë çlirim të mrekullueshëm me një festë vjetore të quajtur Pashkë.

Pasi humbi djalin e parëlindur, faraoni i urdhëroi Moisiun dhe gjithë izraelitët të iknin nga Egjipti. Menjëherë ata organizuan Daljen nga ai vend. Por më vonë faraoni ndërroi mendje. I ndoqi nga pas me shumë luftëtarë dhe karroca. Izraelitët dukeshin të zënë në kurth në breg të Detit të Kuq. Por Jehovai ndau detin, kështu që izraelitët kaluan nëpër shtratin e thatë, me mure uji nga të dyja anët. Kur egjiptianët nxituan pas tyre, Perëndia bëri që ujërat të binin mbi ta, duke mbytur faraonin dhe ushtrinë e tij.

Më vonë, ndërsa fushonin pranë malit Sinai, Jehovai bëri një besëlidhje me izraelitët. Duke përdorur Moisiun si ndërmjetës, Perëndia i dha Izraelit ligje që siguronin drejtim e mbrojtje pothuajse në çdo fushë të jetës. Për aq kohë sa Izraeli të ndiqte me besnikëri udhëheqjen e Jehovait, ai do të ishte me ta dhe do t’u sillte bekime të tjerëve nëpërmjet tyre.

Megjithatë, shumica e izraelitëve nuk treguan besim dhe e lënduan Perëndinë me këtë. Kështu Jehovai bëri që ai brez të endej nëpër shkretëtirë për 40 vjet. Pastaj Moisiu caktoi si pasues të tij Josiun, një njeri të drejtë. Më në fund, Izraeli ishte gati të hynte në vendin që Perëndia ia kishte premtuar Abrahamit.

—Bazuar te Dalja; Levitiku; Numrat; Ligji i përtërirë; Psalmi 136:10-15; Veprat 7:17-36.

  • Si e përdori Perëndia Moisiun për të çliruar Izraelin?

  • Cila ishte baza për festën e Pashkës?

  • Si i çliroi Jehovai izraelitët nga skllavëria në Egjipt?

LIGJI MË I MADH

Dhjetë Urdhërimet e dokumentuara te Dalja 20:1-17, mund të jenë më të njohurat nga rreth 600 ligjet që u dhanë nëpërmjet Moisiut. Por, kur e pyetën Jezu Krishtin cili është më i madhi nga ligjet e Perëndisë, ai zgjodhi këtë: «Duaje Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde dhe me gjithë forcën tënde.»—Marku 12:28-30; Ligji i përtërirë 6:5.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo